
Njohja me 15 Gratë e Reja që Janë në Grevë Urie
Iran: Mbështetës, Familjarë të MEK dhe ish të Burgosur Politikë Arrestohen si Kundërpërgjigje ndaj Kryengritjes së Vazhdueshme Mbarëkombëtare

- Zonja Maryam Rajavi shprehu edhe një herë solidarizimin e saj me familjen Vandecasteele dhe vuri në dukje se vendosmëria është e vetmja gjuhë që kuptojnë sundimtarët gjakatarë të Iranit që kanë vrarë më shumë se 750 njerëz në kryengritjen e fundit, 77 prejt të cilëve janë fëmijë dhe adoleshentë.
Për të shantazhuar qeverinë belge që të lirojë diplomatin terrorist të burgosur Assadollah Assadi, dhe për ta ndihmuar atë t’i shpëtojë dënimit, lideri suprem i regjimit Ali Khamenei, urdhëroi Gjyqësorin të dënojë pengun belg, Olivier Vandecastel, me 40 vjet burg, 74 goditje me kamxhik dhe një milion dollarë gjobë për akuza të rreme.
Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e cila ishte shënjestra kryesore e komplotit për shpërthimin e bombës në Samitin Botëror për Iranin e Lirë në Paris në qershor 2018, e dënoi ashpër këtë shantazh të ndyrë dhe çnjerëzor.
Zonja Rajavi shprehu edhe një herë solidarizimin e saj me familjen Vandecasteele dhe vuri në dukje se vendosmëria është e vetmja gjuhë që kuptojnë sundimtarët gjakatarë të Iranit që kanë vrarë më shumë se 750 njerëz në kryengritjen e fundit, 77 prej të cilëve ishin fëmijë dhe adoleshentë. Prandaj, për të neutralizuar dredhinë e mullahëve dhe për të siguruar mirëqenien dhe sigurinë e Vandecasteele, qeveria belge duhet të njoftojë menjëherë se do të ndjekë penalisht Khamenein në mungesë nëse pengu i nënshtrohet goditjes me kamxhik.
Zonja Rajavi përsëriti: Do doja që fashizmi fetar që sundon Iranin të mos merrte më pengje, por në 43 vitet e fundit, për çdo peng që është liruar nëpërmjet shkëmbimeve apo stimujve, regjimi ka marrë ose ka vrarë të paktën dy pengje të tjerë. Nëse ky rast është ndryshe, regjimi që sundon Iranin duhet të sigurojë menjëherë një zotim me shkrim drejtuar Kombeve të Bashkuara se do të lirojë Vandecasteele dhe të gjithë pengjet e tjera dhe nuk do të marrë më pengje.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris) 10 janar 2023
Më Shumë Shtete të BE-së do t’i Thërrasin të Dërguarit e Iranit në Lidhje me Ekzekutimet

Njoftimet erdhën menjëherë pasi vendi tjetër i BE-së, Hollanda, njoftoi për një veprim të ngjashëm.
I dërguari i Iranit në Danimarkë do të thirret “për t’i dërguar atij mesazhin më të fortë të mundshëm dhe të imagjinueshëm, se abuzimet e kryera kundër popullit të tij nxisin zemërimin tonë”, tha ministri i jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen për agjencinë e lajmeve Ritzau.
Reyhaneh Saeedi, M.D., Dënohet me 1 Vit e 8 Muaj Burg

Reyhaneh Saeedi, një mjeke e re dhe aktiviste sociale, u arrestua nga agjentët e inteligjencës të IRGC në Teheran më 12 tetor 2022. Ajo postoi një foto të saj duke ngrënë në një kafene me burrin e saj pa veshur mbulesën e detyrueshme. Dymbëdhjetë burra dhe një grua bastisën shtëpinë e saj pa njoftim paraprak, e arrestuan dhe ia konfiskuan të gjitha pajisjet elektronike.
Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran – Dita 115

Njerëzit mblidhen jashtë burgut Gohardasht për të penguar ekzekutimin e dy të arrestuarve.
Natën e të dielës, më 8 janar, nata e 115-të e kryengritjes, në shumë zona të Teheranit dhe në qytetet Karaj, Isfahan, Mashhad, Babol, Arak, Abdanan, Sanandaj, Mahabad, Javanrud, Hormozgan dhe Bandar Abbas populli, veçanërisht të rinjtë e rebeluar, zhvilluan protesta kundër Ali Khameneit.
Në Teheran, të rinj të guximshëm organizuan demonstrata të natës dhe thërrisnin, “Vdekje Khameneit, mallkuar qoftë Khomeini”, “Vdekje diktatorit”, “Betohemi për gjakun e të rënëve se do ta vazhdojmë këtë rrugë deri në fund!”, “Ky vit është viti i sakrificës; Seyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet nga pushteti”, “Për anëtarët e forcave Basij dhe IRGC: Ju jeni ISIS-i ynë!”. Në metronë e Teheranit, gratë liridashëse thërrisnin: “Me apo pa hixhab, të bashkuar përpara drejt revolucionit”. Në metronë e Teatrit Shahr, të rinjtë thërrisnin, “Vdekje qeverisë fëmijëvrasëse”. Në Ekbatan, të rinjtë thërrisnin në protestën e tyre, “Ekbatani është zgjuar; e urren poshtërimin.”
Mesnatëns e të dielës dhe në orët e hershme të së hënës, pas transferimit në izolim të Mohammad Ghobaloo dhe Mohammad Boroughani, dy protestues të burgosur të dënuar me vdekje, dhe nga frika se do të ekzekutoheshin, familjarët e tyre dhe disa banorë vendas protestuan jashtë burgut të Gohardashtit duke thirrur: “Për çdo të vrarë, një mijë të tjerë do të ngrihen!”, dhe “Ky është mesazhi i fundit që nëse ekzekutoni, do të ketë kryengritje”…
Të dielën në mëngjes, familjarët e viktimave të avionit ukrainas u mblodhën në “Shahid Shahr”, vendi ku avioni u rrëzua, dhe thërrisnin, “IRGC kryen krime, gjyqtari i mbështet”. Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Teheranit zhvilluan një tubim duke mbajtur foto të viktimave të avionit ukrainas dhe kënduan një himn patriotik, duke kërkuar lirimin e studentëve të arrestuar të atij universiteti. Agjentët represivë të gardës së universitetit sulmuan studentët që po mbanin një ceremoni përkujtimore për viktimat e rrëzimit të avionit ukrainas në kampusin e arteve të bukura të Universitetit të Teheranit. Studentët protestuan duke thirrur “I paturp, i paturp”. Studentët e Universitetit Kombëtar protestuan me sloganin “Jo burgut, jo ekzekutimit, do të qëndrojmë deri në fund”.
Iran: Mbështetësit e MEK dhe NCRI Bënë Homazhe në Përvjetorin e Rrëzimit të PS752

Mbështetësit e MEK dhe NCRI bënë homazhe për Mohammad Mehdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini, dy protestues të arrestuar që u varën sot në agim, duke vendosur lule tek fotot e tyre. Anëtarët e diasporës iraniane, ashtu si njerëzit që janë ngritur në qytetet iraniane, thirrën: “Për gjakun e shokëve tanë, ne do të vazhdojmë deri në fund”.
Ata i bënë thirrje komunitetit botëror të ndërpresë të gjitha lidhjet me teokracinë në pushtet dhe të mbajë përgjegjës regjimin dhe udhëheqësit e tij kriminalë për katër dekada krime kundër njerëzimit.
Këto demonstrata u mbajtën edhe në përvjetorin e tretë të rrëzimit të një avioni pasagjerësh, PS752, nga Garda Revolucionare e regjimit (IRGC), ku mbeten të vrarë të gjithë 176 pasagjerët e pafajshëm që udhëtonin me këtë avion.
Mbështetësit e MEK dhe iranianët liridashës zhvilluan protestat e tyre pavarësisht dimrit të ftohtë që po bën në gjithë Evropën. Ashtu si në kryengritjen në Iran, edhe në qytetet e Hagës, Këlnit, Mynihut, Heidelberg, Berlin dhe Vjenë, të rinjtë iranianë morën pjesë në mënyrë aktive. Ata u zotuan të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qenë zëri i rinisë së rebeluar iraniane në atdhe.
Mbështetësit e MEK dhe NCRI mbështetën gjithashtu thirrjen e popullit iranian për një vend demokratik duke u shprehur kundër liderit suprem të regjimit, Ali Khamenei, dhe duke thirrur slogane të tilla si “Vdekje diktatorit, qoftë Shahu apo udhëheqësi [suprem]”.
Ata mbanin pankarta të mëdha për të nxitur komunitetin botëror të njohë të drejtën e popullit iranian për vetëmbrojtje përballë dhunës në rritje të regjimit.
Mbështetësit e MEK dhe NCRI gjithashtu bënë homazhe për të gjithë viktimat e regjimit gjenocidal, duke përfshirë mbi 30,000 të burgosur politikë të masakruar në verën e vitit 1988, mbi 750 protestues të vrarë gjatë kryengritjes aktuale, viktimat e fluturimit PS752 dhe 1500 dëshmorë të protestës mbarëkombëtare të Iranit në nëntor të vitit 2019.
Përmbledhje
Kryengritja mbarëkombëtare e Iranit filloi në shtator 2022 pas vrasjes tragjike të një gruaje të re kurde ndërkohë që ishte arrestuar nga policia në Teheran. Shpejt demonstratat u përhapën në mbarë vendin dhe njerëzit shënjestronin regjimin në tërësi. Pavarësisht përpjekjeve të regjimit për t’i shtypur, protestat kanë vazhduar dhe janë shndërruar në një revolucion. Kjo tregon vendosmërinë e palëkundur të një kombi për ndryshime demokratike. Ky fakt i atribuohet kryesisht përpjekjeve dhe trimërisë së vazhdueshme të rrjetit të “Njësive të Rezistencës” të MEK, që veprojnë si forca kryesore shtytëse e kryengritjes.
Demonstrata në Najafabad, protesta universitare, greva e pazarit në disa qytete Parrulla gjatë natës në Teheran kundër ekzekutimit të dy të burgosurve

Në Bandar Anzali, njerëzit u mblodhën për t’i bërë homazhe Mehran Sumak në ditën e tij të 40-të të martirizimit, por forcat shtypëse sulmuan ceremoninë e tyre duke përdorur gaz lotsjellës. Njerëzit u përballën me forcat shtypëse duke brohoritur “Betohemi për gjakun e Mehranit – do të qëndrojmë deri në fund”.
Studentët e Fakultetit të Arteve në Universitetin Sureh zhvilluan një protestë në kampusin universitar dhe kërkuan lirimin e studentëve të arrestuar të këtij universiteti. Studentët
Në Abdanan të Ilamit, Saqqezit, Qytetit Industrial Sanandaj dhe Kermanshahut, tregtarët dhe bizneset hynë në grevë në përvjetorin e tretë të rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve ukrainas që mori jetën e 176 pasagjerëve. Avioni ishte shënjestruar nga dy raketa nga IRGC.
Pensionistët e industrisë së sheqerit Haft Tapeh dhe Pars Paper organizuan një protestë jashtë zyrave të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Shushit.
Mbrëmë, populli i Teheranit reagoi ndaj ekzekutimit të Mohammad Mahdi Karmi dhe Mohammad Hosseini, duke brohoritur “Vdekje Khamenei” dhe “Vdekje për diktatorin” nga ndërtesat dhe çatitë e tyre. Pati protesta në pjesë të tjera të kryeqytetit, duke përfshirë Teheran Pars, Tavanir, Geisha, Niruhavai, Tehransar, Sattarkhan, Qolhak, Vali-e Asr, Darband, Punak dhe në konviktet e studentëve të Universitetit të Teheranit duke brohoritur “Kamenei i etur për gjak! Do të të varrosim, “Vdekje Khamenei”, “Vdekje diktatorit”, “Për çdo person të rënë, një mijë do të ngrihen”, “IRGC kryen krime, udhëheqësi (Khamenei) e mbështet atë”, “Khamenei është një vrasës, sundimi i tij është pa forcë ligjore.”
Në Qom, baza e Basijit u vu në shënjestër nga të rinjtë duke përdorur kokteje molotov. Në Arak dhe Gohardasht të Karaj, të rinjtë brohoritën “Vdekje Khamenei” dhe “Vdekje diktatorit” në demonstratat e tyre të natës. Në Ahvaz, u dogj flamuri që mbante fotografinë e Qassem Soleimani, komandantit të vdekur të forcës terroriste Quds.
Ndërkohë, kreu i drejtësisë së regjimit në provincën Hormozgan njoftoi se katër nga shoferët që morën pjesë në grevën e shoferëve në dhjetor u dënuan me burgim nga një deri në dhjetë vjet.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-PARIS) 8 janar 2023
Irani: Mbështetësit e MEK-ut i bëjnë jehonë thirrjeve për ndryshim regjimi në kryeqytetet evropiane

January 7 – Paris, France
Freedom-loving Iranians and supporters of the #Iran opposition PMOI/MEK marking the third anniversary of the IRGC's downing of Flight PS752.#مرگ_بر_ستمگر_چه_شاه_باشه_چه_رهبر #آری_به_جمهوری_دمکراتیک pic.twitter.com/fc9LMdRoxx— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) January 7, 2023
Iran: Kuptimi i gjestit patetik të Khameneit për të drejtat e grave

“Detyrat më të rëndësishme të grave janë nëna dhe gruaja. Me fjalë të tjera, roli i mirëmbajtjes së shtëpisë. Asnjë grua nuk e ka prioritet punën e saj mbi sigurinë e fëmijës s
Kjo nuk ka qenë hera e parë që Khamenei demonstroi në mënyrë të përsosur thelbin mizogjen të regjimit të tij, duke e kufizuar rolin e grave iraniane në “mirëmbajtjen e shtëpisë dhe lindjen e fëmijëve”. Le të shohim disa nga komentet e tij në vitet e kaluara.
- “Shtëpia është puna më e natyrshme dhe e përsosur për gratë”, 29 nëntor 1993.
- “Disa besojnë se grave u mungojnë punët e shkëlqyera. Jo, ky nuk është problemi i grave. Edhe ato gra me punë të rëndësishme kanë nevojë për mbështetje të fortë morale dhe emocionale, që është burri i tyre”, 22 tetor 1997.
- “Për gratë, mbajtja e shtëpisë është punë. Në të vërtetë, është një profesion shumë i rëndësishëm dhe që krijon të ardhmen”, 1 maj 2013.
Khamenei ka qenë i regjistruar me shumë fjalime të tjera mizogjene, duke shpifur dinjitetin e grave iraniane. Por veprimet e tij dhe të regjimit të tij nuk kufizohen vetëm në këto gjuhë urrejtjeje ndaj gjysmës së kombit. Teokracia në pushtet me të vërtetë i ka privuar gratë iraniane nga të drejtat e tyre themelore dhe ka krijuar të paktën 27 institucione dhe organizata për të shtypur gratë. Në fjalimin e tij të mërkurën, Khamenei pranoi se numri i studentëve femra është më i madh se numri i studentëve meshkuj. Megjithatë, numri i amvisave të arsimuara por të papuna është gjithashtu më shumë se 60%.
Gjatë kryengritjes së fundit, shumë të burgosur të liruar ndanë rrëfime rrëqethëse të përdhunimeve dhe torturave kundër protestuesve femra të burgosura. Kjo ka qenë metoda barbare e regjimit për të thyer gratë. Dr. Ayda Rostami u rrëmbye për ndihmën e protestuesve të plagosur. Familja e saj u informua të nesërmen për të marrë trupin e saj. Ajo u vra nën tortura. Vitet e fundit, banditë e regjimit kanë sulmuar gratë me acide nën pretekstin e “mbulimit të pahijshëm”.
Vërejtjet e Khameneit të mërkurën zbuluan gjithashtu frikën e tij të plotë ndaj grave të guximshme iraniane.
“Unë kam qenë i preokupuar se si të përdor gratë inteligjente dhe me përvojë në rangje të ndryshme të vendimmarrjes së vendit dhe sigurisht që do të gjejmë një zgjidhje për këtë,” tha ai, duke pranuar se ndryshe nga narrativa e shtyrë nga ekspertët e regjimit jashtë vendit, kërkesat e grave iraniane nuk kufizohen në disa reforma sociale si heqja e mbulesës së detyrueshme. Regjimi i Khameneit ka ekzekutuar shumë gra të arsimuara, kështu që ai nuk pati një ndryshim të papritur të mendjes për të përdorur gratë në procesin e “vendimmarrjes”.
Ajo që e ka detyruar Khamenein të thotë këto fjalë është kryengritja mbarëkombëtare që ka vazhduar pavarësisht shtypjes së rëndë, duke tronditur themelet e regjimit. Qëndrueshmëria e asaj që shumë e konsiderojnë revolucionin demokratik të Iranit, pavarësisht përpjekjeve të regjimit për ta shuar atë, konfirmon se ai është me të vërtetë i organizuar.
Gratë iraniane luajnë një rol udhëheqës në këtë luftë anembanë kombit, duke mbajtur me çdo kusht flamurin e lirisë, duke brohoritur slogane të tilla si “me ose pa hixhab, përpara drejt revolucionit”. Në fakt, gratë kanë qenë pionieret në luftën kundër regjimit mizogjen. Shumë prej tyre kanë sakrifikuar jetën e tyre duke vepruar si zyrtarë kryesorë ose anëtarë të opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Kjo trimëri dhe këmbëngulje ka frymëzuar një komb dhe një botë dhe kanë tmerruar deri në palcë regjimin mizogjen. Kështu, Khamenei u detyrua të fliste për pozicionin “vendimmarrës” të grave. Për shkak të natyrës mizogjene të regjimit të tij, ndërmarrja e një veprimi të tillë ose ndryshimi i sjelljes, siç e ka paralajmëruar vazhdimisht Khamenei kundër tij, do të përshpejtonte rënien e sistemit ndërsa ky i fundit po afrohet me shpejtësi.
Ky gjest patetik portretizoi mirë bllokimin e tij absolut përballë “forcës së vërtetë të ndryshimit” në Iran. Shtypja e tij ndaj grave ka dështuar dhe ai nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë brutalitetin e saj, gjë që do të shtonte shqetësimin e shoqërisë.
Zonja Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, kishte folur për fuqinë e pamasë të grave si forcë ndryshimi dhe kërcënimin e tyre ndaj regjimit në fjalët e saj më 21 qershor 1996, në Earls Court, Londër.
“Mullahët mizogjenë, çnjerëzor synojnë të shkatërrojnë të drejtat dhe liritë e grave dhe të shkelin dinjitetin e tyre njerëzor për të forcuar shtyllat e regjimit të tyre. Por mullahëve u them unë, nëse mendoni se mund të arrini atë që dëshironi, sepse dëshira për të jetuar dhe menduar lirisht ka vdekur në botë, gaboheni rëndë. Ju keni bërë të pamundurën për të poshtëruar, shtypur, torturuar dhe masakruar gratë iraniane, por të jeni të sigurt se do të merrni goditjen nga vetë forca që keni nënvlerësuar, pikërisht nga forca që mendësia juaj reaksionare nuk mund t’ju lejojë ta merrni në konsideratë,” tha ajo.




