Saturday, July 27, 2024

Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran – Dita 115

Protesta të natës në Teheran, Karaj, Isfahan, Mashhad, Babol, Arak, Abdanan, Sanandaj, Mahabad, Javanroud, Hormozgan, dhe Bandar Abbas

Njerëzit mblidhen jashtë burgut Gohardasht për të penguar ekzekutimin e dy të arrestuarve.

Natën e të dielës, më 8 janar, nata e 115-të e kryengritjes, në shumë zona të Teheranit dhe në qytetet Karaj, Isfahan, Mashhad, Babol, Arak, Abdanan, Sanandaj, Mahabad, Javanrud, Hormozgan dhe Bandar Abbas populli, veçanërisht të rinjtë e rebeluar, zhvilluan protesta kundër Ali Khameneit.

Në Teheran, të rinj të guximshëm organizuan demonstrata të natës dhe thërrisnin, “Vdekje Khameneit, mallkuar qoftë Khomeini”, “Vdekje diktatorit”, “Betohemi për gjakun e të rënëve se do ta vazhdojmë këtë rrugë deri në fund!”, “Ky vit është viti i sakrificës; Seyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet nga pushteti”, “Për anëtarët e forcave Basij dhe IRGC: Ju jeni ISIS-i ynë!”. Në metronë e Teheranit, gratë liridashëse thërrisnin: “Me apo pa hixhab, të bashkuar përpara drejt revolucionit”. Në metronë e Teatrit Shahr, të rinjtë thërrisnin, “Vdekje qeverisë fëmijëvrasëse”. Në Ekbatan, të rinjtë thërrisnin në protestën e tyre, “Ekbatani është zgjuar; e urren poshtërimin.”

Mesnatëns e të dielës dhe në orët e hershme të së hënës, pas transferimit në izolim të Mohammad Ghobaloo dhe Mohammad Boroughani, dy protestues të burgosur të dënuar me vdekje, dhe nga frika se do të ekzekutoheshin, familjarët e tyre dhe disa banorë vendas protestuan jashtë burgut të Gohardashtit duke thirrur: “Për çdo të vrarë, një mijë të tjerë do të ngrihen!”, dhe “Ky është mesazhi i fundit që nëse ekzekutoni, do të ketë kryengritje”…

Të dielën në mëngjes, familjarët e viktimave të avionit ukrainas u mblodhën në “Shahid Shahr”, vendi ku avioni u rrëzua, dhe thërrisnin, “IRGC kryen krime, gjyqtari i mbështet”. Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Teheranit zhvilluan një tubim duke mbajtur foto të viktimave të avionit ukrainas dhe kënduan një himn patriotik, duke kërkuar lirimin e studentëve të arrestuar të atij universiteti. Agjentët represivë të gardës së universitetit sulmuan studentët që po mbanin një ceremoni përkujtimore për viktimat e rrëzimit të avionit ukrainas në kampusin e arteve të bukura të Universitetit të Teheranit. Studentët protestuan duke thirrur “I paturp, i paturp”. Studentët e Universitetit Kombëtar protestuan me sloganin “Jo burgut, jo ekzekutimit, do të qëndrojmë deri në fund”.