Thursday, February 9, 2023

Iran: Mbështetës, Familjarë të MEK dhe ish të Burgosur Politikë Arrestohen si Kundërpërgjigje ndaj Kryengritjes së Vazhdueshme Mbarëkombëtare

Qeveria belge duhet ta neutralizojë dredhinë e mullahëve dhe të sigurojë mirëqenien dhe sigurinë e Olivier Vandecasteele duke njoftuar se Khamenei do të gjykohet në mungesë nëse pengu goditet me kamxhik.

  • Zonja Maryam Rajavi shprehu edhe një herë solidarizimin e saj me familjen Vandecasteele dhe vuri në dukje se vendosmëria është e vetmja gjuhë që kuptojnë sundimtarët gjakatarë të Iranit që kanë vrarë më shumë se 750 njerëz në kryengritjen e fundit, 77 prejt të cilëve janë fëmijë dhe adoleshentë.

Për të shantazhuar qeverinë belge që të lirojë diplomatin terrorist të burgosur Assadollah Assadi, dhe për ta ndihmuar atë t’i shpëtojë dënimit, lideri suprem i regjimit Ali Khamenei, urdhëroi Gjyqësorin të dënojë pengun belg, Olivier Vandecastel, me 40 vjet burg, 74 goditje me kamxhik dhe një milion dollarë gjobë për akuza të rreme.

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e cila ishte shënjestra kryesore e komplotit për shpërthimin e bombës në Samitin Botëror për Iranin e Lirë në Paris në qershor 2018, e dënoi ashpër këtë shantazh të ndyrë dhe çnjerëzor.

Zonja Rajavi shprehu edhe një herë solidarizimin e saj me familjen Vandecasteele dhe vuri në dukje se vendosmëria është e vetmja gjuhë që kuptojnë sundimtarët gjakatarë të Iranit që kanë vrarë më shumë se 750 njerëz në kryengritjen e fundit, 77 prej të cilëve ishin fëmijë dhe adoleshentë. Prandaj, për të neutralizuar dredhinë e mullahëve dhe për të siguruar mirëqenien dhe sigurinë e Vandecasteele, qeveria belge duhet të njoftojë menjëherë se do të ndjekë penalisht Khamenein në mungesë nëse pengu i nënshtrohet goditjes me kamxhik.

Zonja Rajavi përsëriti: Do doja që fashizmi fetar që sundon Iranin të mos merrte më pengje, por në 43 vitet e fundit, për çdo peng që është liruar nëpërmjet shkëmbimeve apo stimujve, regjimi ka marrë ose ka vrarë të paktën dy pengje të tjerë. Nëse ky rast është ndryshe, regjimi që sundon Iranin duhet të sigurojë menjëherë një zotim me shkrim drejtuar Kombeve të Bashkuara se do të lirojë Vandecasteele dhe të gjithë pengjet e tjera dhe nuk do të marrë më pengje.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris) 10 janar 2023