Mbledhja Irani i Lirë, organizuar nga opozita kryesore Iraniane, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), nisi sot në Paris, me një panel të titulluar “Irani: Perspektiva për Ndryshim”, ku gjashtë politikanë të shquar dhe personalitete të medias morën vendimin se mbështetja e popullit iranian duhet të jetë politika e komunitetit ndërkombëtar.
Paneli, i kryesura nga Ambasadori Lincoln Bloomfield, filloi në 11 paradite me orën lokale, me një diskutim rreth marrëveshjes mashtruese bërthamore, prej së cilës Donald Trump u tërhoq në maj, si dhe rreth listës me 12 kërkesa të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin.
Mbështesni popullin iranian
Gjatë kohëzgjatjes së panelit, u sugjeruan shumë mënyra për të ndihmuar popullin iranian që të arrijë ndryshimin e regjimit në Iran, që është dëshira e tyre e vërtetë.
Linda Chavez, ish Drejtoreshë e lidhjeve publike të Shtëpisë së Bardhë, dhe Ambasadori Adam Ereli thanë se SHBA duhet të jetë në gjendje t’i shquajë iranianët e zakonshëm nga operativët e Regjimit.
U sugjerua gjithashtu se SHBA dhe Perëndimi mund të bëjnë më shumë për të shtuar rrjedhën e informacionit të lirë dhe të paanshëm në Iran, ku një pjesë shumë e madhe e informacionit censurohet nga mullahët dhe shumë iranianë nuk lejohen të aksesojnë internetin apo aplikacionet e komunikimit.
Chavez tha se duke bërë këtë gjë, përmes mënyrave zyrtare dhe jo-zyrtare, ne mund të rrisnim dëshirën e popullit iranian për t’u ngritur dhe për të kërkuar ndryshim sepse ata do të mund të shihnin një alternativë ndaj regjimit të mullahëve.
Ajo tha: “Populli iranian do t’i dalë zot vetes dhe populli amerikan duhet të qëndrëjë përkrah tij.”
Mbështetja e Rezistencës Iraniane
Përveç mbështetjes së popullit iranian, përmes mënyrave të ndryshme të listuara më sipër, panelistët ranë dakord se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë grupet iraniane që po luftojnë për një Iran të Lirë.
Chavez tha se do të donte që administrata Trump t’ia zgjasë më shumë dorën Rezistencës Iraniane, duke përfshirë NCRI, MEK dhe Presidenten e saj Maryam Rajavi. Ajo këshilloi që SHBA të mësojë më shumë rreth planit të Rezistencës Iraniane për një Iran të Lirë.
Ryan tha se SHBA mund të mbajë një qëndrim të ‘guximshëm’ duke mbështetur Rezistencën Iraniane dhe duke e njohur Maryam Rajavi-in si Presidente të NCRI dhe si Presidenten e zgjedhur të Iranit. Më pas ajo citoi planin me 10 pika të Maryam Rajavi-it për një Iran të Lirë, i cili është publikuar kohët e fundit në Neë York Times, si dëshmi të qeverisë liberale dhe demokratike të Rezistencës Iraniane.
Bloomfield, ish Asistent Sekretar i Shtetit për Çështjet Ushtarake, tha se NCRI është i vetmi grup i panjollosur me lidhje me Regjimin Iranian, kështu që ata meritojnë mbështetjen e SHBA.
Rritja e presionit mbi regjimin
Përveç rëndësisë së mbështetjes së popullit iranian dhe Rezistencës së tyre, panelistët ranë gjithashtu dakord se Perëndimi duhet të rrisë presionin mbi Regjimin Iranian në mënyrë që t’ua ndalojë mullahëve sjelljet e tyre shkatërruese.
Giulio Terzi, ish Ministër i Jashtëm i Italisë dhe Ambasador tek OKB, tha se Regjimi Iranian i ka vjedhur popullit të vet duke shpenzuar më shumë para për agresionin e tij rajonal, forcat shtypëse të sigurisë (përfshirë Gardën Revolucionare (IRGC)), si dhe për mbështetjen e tyre ndaj terrorizmit.
Por të merresh me regjimin iranian është urgjente, sipas ish Senatorit Amerikan Robert Torricelli, i cili tha se duhet të merremi me regjimin e jashtëligjshëm të Iranit tani.
Atëherë, si mund të merret Perëndimi me Iranin? Shume veprime u sugjeruan, më së shumti sanksione të forta kundër mullahëve dhe përjashtimi i Regjimin nga komuniteti ndërkombëtar.