Saturday, July 27, 2024

Presidentja e Zgjedhur e NCRI për Fox News: Protestat në Iran Demonstrojnë Dëshirën Publike për Përmbysjen e Diktaturës Fetare

Deklarata e Marjam Raxhavit për protestat kundër regjimit në Iran- Fox News

Të Dielën Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), në një intervistë për Fox News Channel, nënvizoi dëshirën e popullit iranian për ndryshimin e regjimit.

Ndërsa iu referua protestave të fundit të studentëve iranianë kundër rrëzimit të një avioni pasagjerësh nga Garda Revolucionare e regjimit (IRGC) me 176 viktima, zonja Rajavi tha: “Dje dhe sot, studentët dhe populli në Iran janë ngritur përsëri. Në thirrjet e tyre, ata kanë shënjestruar Khamenein dhe IRGC. Ata brohorisnin “Komandanti i Përgjithshëm duhet të japë dorëheqjen”, “IRGC kryen krime dhe udhëheqësi e mbështet”.

“Kjo demonstron dëshirën e publikut për rrëzimin e diktaturës fetare dhe krijimin e një republike demokratike, pluraliste, e cila mund të arrihet nga populli iranian dhe njësitë e rezistencës,” shtoi zonja Rajavi.

“Për këtë arsye, Khamenei  vazhdimisht, ka shprehur alarm për aktivitetet e Mujahedinëve-e Khalq, MEK, brenda Iranit,” nënvizoi  zonja Rajavi, duke iu referuar rolit udhëheqës të “Njësive të Rezistencës” të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI, Mujahedin-e-Khalq ose MEK) për të udhëhequr shoqërinë drejt ndryshimit të regjimit dhe për të mposhtur frikën që kërkon të imponojë Drejtuesi Suprem i regjimit, Ali Khamenei.

Ndërsa i referohej eleminimit të Qassem Soleimanit, shefit të IRGC Quds Force dhe elementit të pazëvendësueshëm të Khameneit, si një “goditje strategjike”, zonja Rajavi tha: “Khamenei është më i dobët dhe më i prekshëm se kurrë. Eleminimi i Qassem Soleimanit ishte një goditje strategjike për regjimin e tij. Soleimani ishte përgjegjës për masakrën kundër popullit në Iran dhe në rajon. “

“Goditja me një rakete kundër një aeroplani tregtar që vrau 176 pasagjerë është një krim i madh që ka forcuar vendosmërinë e popullit për të rrëzuar diktaturën fetare. Ky krim, i ngjashëm me vrasjen e 1500 protestuesve të pafajshëm gjatë kryengritjes së nëntorit, është një tjetër krim kundër njerëzimit. Ata që janë përgjegjës, Khamenei, Rouhani dhe komandantët e IRGC, duhet të ndiqen penalisht “,  shtoi zonja Rajavi.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë luftën e popullit iranian dhe Rezistencën për të rrëzuar këtë regjim. Kjo është mënyra e vetme me të cilën bota mund të shpëtojë Lindjen e Mesme nga terrorizmi, luftënxitja dhe fondamentalizmi fetar, “përfundoi zonja Rajavi, duke nënvizuar nevojën për  një ndryshim të regjimit në Iran dhe përgjegjësinë e bashkësisë ndërkombëtare për  visa-a-vis -për këtë çështje.