Të enjten, 28 qershor, pazaret e arit, Sabzeh Meydan, të këpucarëve, dyqanet e pëlhurave, shitësit e hekurit (Shad Abad), Soltani, shitësit e pjesëve të këmbimit, pronarët e dyqaneve në rrugën Amini, shitësit e qelqit në sheshin dhe rrugën Shoosh, si dhe pronarët e dyqaneve në kryqëzimin Sirous vazhduan grevën e tyre në ditën e pestë të grevës së tregtarëve të Pazarit dhe refuzuan të hapin dyqanet e tyre.
Të enjten në mëngjes, Hossein Ashtari, kreu kriminal i policisë, shkoi tek Pazari i frikësuar nga përhapja e kësaj lëvizjeje protestuese dhe në mënyrë që të kontrollonte situatën. Masa sigurie të rrepta u morën në Jomhouri, në bulevardin Laleh Zar dhe kryqëzimin Sirous. Ka një numër të madh kriminelësh me veshje civile midis rojeve anti-rebelim. Disa grupe të forcave shtypëse lëvizën drejt Pazarit. Janë shumë vigjilentë ndaj marrjes ne film dhe përdorimit të celularëve.
Greva vazhdon ndërsa rojet anti-rebelim, kriminelët me veshje civile dhe forca të tjera shtypëse mundohen të parandalojnë vazhdimin e saj dhe të protestave duke djegur pronat e tregtarëve, motoçikletat e njerëzve te tjerë, si dhe duke rrahur të rinjtë dhe duke arrestuar një numër të madh protestuesish.