Saturday, July 27, 2024

Duke thirrur “Vdekje Parimit të Velayat-E Faqih,” Studentët dhe Populli në Teheran Bëjnë Demonstratë, Kërkojnë Përmbysjen e Fashizmit Fetar që Sundon Iranin

Protestë në Teheran, Iran, 11 janar. Protestat në Iran

Një numër i madh njerëzish i janë bashkuar demonstratës së studentëve të Universitetit Amir Kabir, e cila është përhapur edhe në rrugët përreth. Mijëra njerëz u mblodhën në Rrugën Hafez e në zonat përreth, duke thirrur, “Vdekje diktatorit,” “Vdekje gënjeshtarëve,” “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë,” “Vdekje këtij regjimi gjakatar,” “Mos na quani rebelë, jeni ju rebelët, ju tiranët,” “Vdekje teokracisë, për krimet e gjithë këtyre viteve,” “Nuk e kemi dhënë jetën për ta lavdëruar e për të bërë kompromis me liderin vrasës,” “Turp, turp Khamenei,” “mos më quaj rebel, je ti rebeli, tiran,” “1,500 të vrarë në nëntor,” dhe “Soleimani është vrasës, lideri i tij është gjithashtu vrasës.”

Forcat shtypëse i sulmuan protestuesit dhe hodhën gaz lotsjellës. Ato mbyllën dyert e universitetit, duke i kyçur brenda ata që ishin ende në kampus. Studentet femra u përballën me njësitë anti-rebelim duke i quajtur ata horra. Protestuesit grisën gjithashtu foton e Soleimani-t.

Njëkohësisht, një numër i madh studentësh në Universitetin Industrial Sharif zhvilluan një protestë, duke thirrur, “Vdekje Khamenei-t,” “Khamenei është vrasës, sundimi i tij është i pavlefshëm,” “Vdekje parimit të sundimit fetar,” “Reformues, konservator, loja mbaroi,” “Kryekomandant i Forcave të Armatosura, dorëzohu, dorëzohu,” “IRGC kryen krime, lideri e mbështet,” “Armiku ynë është mu këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika,” “Do ta vras atë që më vrau vëllanë,” “Khamenei turp të kesh, lëre të qetë vendin,” “Turp, turp për Khamenei-n”. Forcat e tmerruara të sigurisë i mbyllën dyert e universitetit për të mos i lejuar studentët të dilnin në rrugë, ku mund t’u bashkoheshin njerëz të tjerë. 

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka përshëndetur studentët dhe njerëzit e tjerë të ngritur në protestë në Teheran, dhe i ka nxitur të gjithë iranianët, sidomos të rinjtë, që të shprehin mbështetje e solidaritet me protestuesit. Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ndjekë penalisht dhe t’i ndëshkojë personat përgjegjës. Fajtorët kryesorë, tha Znj. Rajavi, janë Ali Khamenei, Kryekomandanti i Forcave të Armatosura, Hassan Rouhani dhe komandantët e IRGC-së.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

11 janar 2020