Friday, July 26, 2024

Iran: Punëtorët e Çelikut dhe të Kallam-sheqerit Përballen me Masat Represive të Regjimit Iranian

 Maryam Rajavi bën thirrje për mbështetje për punëtorët grevistë dhe për aksion urgjent për bërë të mundur lirimin e të arrestuarve

Nga frika e vazhdimit dhe përhapjes së protestave të punëtorëve e shtresave të tjera shoqërore në qytetin jug-perëndimor Ahvaz, regjimi klerikal i ka pozicionuar forcat e sigurisë kudo nëpër qytet.

Forcat e Sigurisë së Shtetit, agjentë të Ministrisë së Inteligjencës e të Inteligjencës së IRGC-së, si dhe mercenarë me veshje civile kanë bllokuar shumë rrugë dhe në disa rrugë, njerëzit nuk lejohen të parkojnë makinat.

Në këto rrethana dhe pavarësisht dhjetëra arrestimeve, punëtorët e çelikut në Ahvaz e vazhduan grevën të martën, më 18 dhjetor 2018, për të 40-ën ditë rresht.

Në një zhvillim tjetër, drejtësia mafioze e regjimit ka thirrur dhe kërcënuar një numër punëtorësh të kallam-sheqerit Haft Tappeh në qytetin Shush. Thuhet se gjykata ka vendosur dënime për disa nga punëtorët e Kompleksit Industrial Haft Tappeh.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i ka dënuar fuqishëm arrestimet mizore masive të punëtorëve dhe ka thënë, “Masat represive apo mashtruese të regjimit klerikal kundër punëtorëve, të cilat  shkelin të drejtat bazë pa iu përgjigjur kërkesave të tyre, konfirmojnë përsëri realitetin se, për sa kohë që regjimi klerikal të jetë në pushtet, situata e punëtorëve vetëm sa do të përkeqësohet dhe varfëria, papunësia e inflacioni do të zgjerohen në mënyrë të pakontrolluar.”

Znj. Rajavi i bëri thirrje kombit dhe sidomos punëtorëve e rinisë së Iranit, që të shprehin protestën e tyre kundër arrestimeve dhe të mbështesin punëtorët grevistë. Ajo i nxiti organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe mbrojtësit e të drejtave të punëtorëve që t’i censurojnë fuqishëm masat represive të regjimit klerikal kundër punëtorëve iranianë dhe të marrin masa për të bërë të mundur lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
19 Dhjetor 2018