Friday, October 4, 2024

Dënohet Arrestimi i Dhjetëra Punëtorëve të Çelikut të Ahvazit në Iran

Punëtorët e Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut të Iranit kanë qenë në grevë për 40 ditë. Jemi informuar se dhjetëra punëtorë janë arrestuar nga forcat e sigurisë së regjimit iranian natën e së dielës, më 16 dhjetor 2018.

Shumë punëtorë kanë protestuar çdo ditë duke thirrur me slogane si “Ngrihemi, vdesim, nuk e pranojmë poshtërimin; as kërcënimet, as burgu, nuk bëjnë punë më; student, punëtor, bashkim; punëtorët e burgosur duhet të lirohen; studentët e burgosur duhet të lirohen; as sunduesi, as shteti nuk mund ta mposhtin punëtorin; as sunduesi, as shteti nuk mendojnë për kombin; inflacion, çmime të larta, përgjigju Rouhani; vendi ynë është shtëpi hajdutësh; është i vetmi në botë; Rouhani gënjeshtar…

Pavarësisht arrestimeve, protestat në Ahvaz kanë vazhduar. Punëtorët bëjnë thirrje për lirimin e kolegëve të tyre të arrestuar, sigurinë e punës së punëtorëve grevistë, dhe për prerjen e duarve të mafias qeveritare në këto industri.

I bëjmë thirrje Presidentit të Parlamentit Europian Antonio Tajani, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, që t’i dënojnë këto arrestime dhe ta nxisin regjimin iranian që t’i lirojë punëtorët e arrestuar menjëherë.

Tunne Kelam, MEP, Estoni, Zëvendës-President i Miqve të një Irani të Lirë

Eduard Kukan, MEP, Sllovaki, ish Ministër i Jashtëm

Mark Demesmaeker MEP, Belgjikë

Julie Ward, MEP, Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar

Heinz Becker, MEP, Austri

Jozo Radoš MEP, Kroaci, ish Ministër i Mbrojtjes