Friday, December 1, 2023

EDITORIAL: Regjimi i Iranit në Prag të Shkatërrimit

Javët e fundit, autoritetet më të larta të regjimit iranian e kanë pranuar ekzistencën e korrupsionit endemik dhe të rasteve të paprecedent të mosmarrëveshjeve të brendshme.

Javën e shkuar u publikuan dy letra nga mullahët Mohammad Yazdi dhe Sadeq Amoli Larijani në të cilat ata akuzonin njëri-tjetrin për korrupsion dhe vjedhje me gjuhën më të ashpër. Këto letra ndezën një krizë të re brenda regjimit. Të dy janë mullahë të lartë që kanë qenë më parë kryegjyqtarë. Larijani kryeson aktualisht Këshillin e Ekspediencës ndërsa Yazdi është anëtar i lartë i këtij këshilli. Ata janë dy nga zyrtarët më pranë Liderit Suprem Ali Khamenei. Letrat e tyre erdhën pas daljes së raporteve në mediat shtetërore rreth disa rasteve vjedhjesh që përfshijnë zyrtarë të lartë të regjimit. Yazdi akuzon Larijani-n, i cili ka qenë kryegjyqtar për 10 vite, se është njeri i ‘korruptuar’. Ai vë në dyshim Larijani-n lidhur me pasurinë e tij dhe pallatet që ka ndërtuar. Anasjelltas, në një letër të hapur, Larijani e quan Yazdi-n një person ‘të korruptuar’ dhe ‘të paaftë’. Larijani shkruan gjithashtu se ka një vëllim të madh informacioni rreth përfshirjes së zyrtarëve të lartë të regjimit në korrupsion. Ai kërcënon se do t’i ekspozojë këto raste nëse kundërshtarët e tij hedhin më shumë dritë mbi rastet ku është i përfshirë ai.

Publikimi i letrave të dy mullahëve ka shkaktuar krizë brenda regjimit. Vrojtuesit e shohin këtë si një tregues të faktit që regjimi është në prag të shkatërrimit, meqë këta mullahë janë dy nga zyrtarët më të lartë dhe të dy janë nga ana e Khamenei-t. Kjo gjendje shkatërrimi mund të shihet edhe në mënyrën se si mullahët e tjetër të lartë kanë reaguar ndaj krizës.

Mullah Mohammad Javad Kermani, një zyrtar i lartë i regjimit, ka thënë: “Besoj se sistemi ynë është i tepër i ndotur nga kanceri, dhe kanceri ka pushtuar gjithë sistemin, dhe kemi nevojë për kimioterapi gjithëpërfshirëse.”  

Naser Makarem Shirazi, një tjetër mullah i lartë me ndikim, tha: “Jepini fund konfliktit. Këto lloj konfliktesh nuk kanë kurrë rezultate të qarta, dhe vetëm sa ndezin flakën e rebelimit.”

Fjala “rebelim” në leksikun e mullahëve përkthehet ‘kryengritje popullore.’ Ky mullah po e pohonte në mënyrë të qartë se grindjet e brendshme, sidomos në këtë nivel, mund të ndezin flakën e një kryengritjeje.

Ndërkohë që po dalin në sipërfaqe shenjat e fundosjes së këtij regjimi, grindjet e brendshme në regjim kanë arritur në nivele të paprecedent, ndërsa korrupsioni dhe vjedhja janë gjithashtu në kulm. Kjo situatë të kujton fazën e fundit të regjimit të Shahut.

Për më tepër, vizita e fundit në Europë nga Ministri i Jashtëm i regjimit, Mohammad Javad Zarif, ishte një tjetër shenjë e gjendjes në shkatërrim e sipër të regjimit.

Më 21 gusht, duke reaguar ndaj protestave të zhvilluara nga mbështetësit e Rezistencës Iraniane kundër pranisë së tij në Suedi, Zarif tha: “Kërkojani kujtdo nga ata individët që rrinë jashtë të marrin pjesë në një takim me iranianët (d.m.th. me Gardën Revolucionare dhe agjentët e regjimit) dhe shihni pastaj se a do të mbijetonin. Nuk do të mbeteshin gjallë as për një minutë…. Nuk mund të rrinë as në Irak sepse njerëzit e Irakut (d.m.th. proksit e regjimit në atë vend) do t’i hanin gjallë.”

Si një i ashtu-quajtur “i moderuar,” Zarif pritej ta ruante sjelljen e tij false të moderuar. Por përkundrazi, reagimi i tij ndaj një demonstrate paqësore nga mbështetësit e Rezistencës Iraniane zbuloi natyrën çnjerëzore të regjimit mesjetar dhe situatën kritike me të cilën ai po përballet – një reagim që shfaq gjendjen në shkatërrim e sipër të regjimit dhe frikën që ai ka nga alternativa.