Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi u ka bërë thirrje liderëve të G7 të cilët u mblodhën në Francë, që ta njohin regjimin e Iranit si një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë në botë.
Të dielën, Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane u bëri thirrje liderëve të G7 në qytetin francez Biarritz, duke postuar në Twitter:
“Në emër të Rezistencës së popullit iranian, do të doja të përsërisja:”
“Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet të deklarojë që regjimi klerikal në Iran është një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë globale.”
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’i bashkohen frontit ndërkombëtar kundër fashizmit fetar” që sundon Iranin, tha znj. Rajavi.
“Dosja e abuzimeve ndaj të drejtave njerëzore dhe e masakrës së të burgosurve politikë në Iran duhet t’i referohet Këshillit të Sigurisë së OKB-së dhe gjykatave ndërkombëtare,” tha znj. Rajavi.
“Komuniteti ndërkombëtar, dhe specifikisht Bashkimi Europian, duhet ta njohë faktin që rezistenca është e drejta e popullit iranian për të themeluar sovranitetin e popullit të Iranit,” shtoi znj. Rajavi.