E enjte, 1 Tetor, 2015
Në një akt të paligjshëm, të Mërkurën, më 30 shtator, agjentët e Irakut edhe njëherë penguan hyrjen per riparim dhe mirëmbajtje të artikujve të nevojshëm për infrastrukturën e Camp Liberty. Këto forca kane zbatuarë urdhërat e Komitetit Qeveritar që ka për detyrë shtypjen e banorëve te Camp Liberty që funksionon nën Faleh Fayyad duke penguar edhe furnizimet themelore te mberrijne tek banorët brenda ne kamp dukle i kthyer mbapsht tek hyrja e kampit. Disa nga këto objekte ishin kinkalerira, veshje, mbulesa najloni, elektroda saldimi për të riparuar të depozitat e vjeteruara te ujit, dhe sende të thjeshta elektrike të tilla si priza, kabllo …
Për më tepër, shumë pjesë këmbimi për pajisje të ndryshme kanë qenë të bllokuar qysh prej dy muaj më parë (4 Gusht).
Përveç kësaj, ka tashme me shume se dy vite qe Komiteti Qeveritar ka penguar kontraktorët te vijnë në kamp për riparimin e sistemeve të ajrit të kondicionuar dhe ngrohje. Këto masa anti-njerëzore janë shkelje flagrante te Memorandumit të Mirëkuptimit (MiM) të nënshkruar midis Qeverisë së Irakut dhe Kombeve të Bashkuara më 25 Dhjetor të vitit 2011, sipas të cilit banorët duhet të jetë në gjendje për të nënshkruar kontrata me kontraktorët e ndryshme për rinovim ose riparime në kamp.
Pengimi i hyrjes se nevojave themelore të cilat janë paguar plotësisht nga banorët është një shkelje e standardeve humanitare dhe të drejtave të njeriut. Për fat të keq, Kombet e Bashkuara nuk ka ndërmarrë asnjë hap serioz për t’i dhënë fund këtij rrethimi pavarësisht faktit që banorët e kampit kanë raportuar vazhdimisht këto veprime të UNAMI.
Rezistenca iraniane i bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë së SHBA që kanë siguruar në mënyrë të përsëritur dhe me shkrim të jenë përgjegjes për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve Camp Lirisë dhe i bëjmë thirrje gjithashtu Bashkimit Evropian të marrë hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund këtij rrethimin anti-njerëzor.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
1 Tetor 2015