Friday, March 29, 2024

Protestë në nje port të Iranit pas vdekjes së vajzës

E enjte, tetor 1, 2015

NCRI – Një grup banorësh pranë portit të Jask, në Iranin jug-lindor, të mërkurën demonstruan jashtë Zyrës së Bashkisë.
Protesta u zhvillua në përgjigje të vdekjes së një vajze 9-vjeçare në spitalin e qytetit. Protestuesit thanë se vajza kishte vdekur për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore në spital.

Banorët ishin tashmë të shqetësuar pas vdekjes së fundit të një gruaje shtatzënë për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore në Spitalin e Jask.
Banoret e kesaj zone janë gjithashtu të zemëruar me zyrtarët e regjimit mbi prishjen e një kështjelle të lashtë te krahines që i përkiste Perandorisë Perse të epokës Sassanid.
Garda Revolucionare e regjimit (IRGC) Navy ka nisur prishjen e kështjellës së lashtë. Më 11 shtator, agjencia shtetërore e lajmeve ISNA citon zyrtarin lokal Ibrahim Bousik të ketë thënë se IRGC “ka avancuar 10 për qind”, në prishjen e objektit.
Kjo kala është quajtur “Kalaja e Kouh Mobarak” dhe i takon Perandorisë Sassanid (Perandoria Sasanian) që sundoi Iranin nga vitet 224 në 651 pas Krishtit.