Saturday, July 27, 2024

Embargo e Bashkimit Evropian kundër Kompanisë Kombëtare të cisternave të Iranit dhe aksionerëve të saj / e pa-anullueshme për 30 vjet

E mërkurë, 19 tetor 2016

NCRI – Një gjykatë në Evropë vendosi një embargo të rëndë kundër Kompanisë Kombëtare iraniane të cisternave të naftës (NITC) që është e pa-anullueshme për 30 vjet dhe përfshin edhe aksionerët e saj si Kompania e Investimeve të Sigurimeve Shoqërore (Shasta) dhe Fondin e Pensioneve të Naftës, informoi një faqe interneti e qeverisë të martën 18 tetor.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars, gjykata në Bashkimin Evropian njoftoi NITC rreth vendimit të embargos së rëndë në një projekt-ligj prej 27 faqesh, sipas të cilit asnjë gjykatë në Evropë nuk ka të drejtë ta ndërpresë ose ta anulojë dënimin për 30 vjet.
Në bazë të vendimit të gjykatës, kompanive të sigurimeve evropiane nuk u lejohet këtej e tutje të sigurojnë çisterna nafte iraniane. Pjesa më e rëndësishme e vendimit të Gjykatës Evropiane është sanksionimi i aksionarëve të NITC të tillë si SSIC (ose Shasta), Fondi i Pensioneve të Naftës dhe Fondi Kombëtar i Pensioneve.
Sipas raportit, më parë një gjykatë në Evropë lëshoi një urdhër për të hequr sanksionet mbi NITC dhe vendimi i ri i gjykatës Europiane konsiderohet si një shkelje e vendimit të mëparshëm nga ana e gjykatave të BE-së.
Një nga sanksionet më të rëndësishme kundër regjimit iranian në vitet e fundit ka qenë sanksionimi i cisternave iraniane të naftës dhe sigurimit të tyre e cila ka krijuar shumë probleme për lëvizjen e cisternave dhe bankinave në portet e të gjithë botës.
Në media, sanksionet mbi NITC gjithmonë janë konsideruar si pjesë e embargos së naftës iraniane. NITC u sanksionua më 15 tetor 2012 nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, për shkak të veprimeve të ndërmarra nga NITC nëpërmjet avokatëve të tij, gjykata e Luxembourg lëshoi një urdhër më 3 korrik 2014 për heqjen e sanksioneve ndaj NITC.
Ali Akbar Safai, Drejtor Menaxhues i NITC, pikërisht dy vjet më parë në tetor të vitit 2014, pas shpalljes së heqjes përfundimtare të sanksioneve ndaj Kompanisë Kombëtare të cisternave të naftës të Iranit nga ana e Bashkimit Evropian, në përgjigje të agjencisë së lajmeve Fars, tha: “Na janë imponuar dy lloj sanksionesh dhe lloji i parë janë sanksionet e përgjithshme të cilat vazhdojnë edhe sot. Pra, në gjendjen e tanishme, nuk mund të përdorim sigurimet ndërkombëtare. “