Friday, March 29, 2024

Iran: Cunami shkatërrues i varfërisë, urisë dhe papunësisë

E mërkurë, 19 tetor 2016

NCRI – Në fjalimin e tij të shqetësuar Parlamentar më 18 tetor, Mohammad Reza Badamchi, anëtar i Parlamentit reaksionar të Teheranit, paralajmëroi për cunamin shkatërrues të varfërisë, urisë dhe papunësisë dhe shtoi: “për fat të keq, janë humbur shumë mundësi gjatë viteve të fundit për shkak të injorancës dhe neglizhencës së disa zyrtarëve, të padenjë, që kanë vënë shumë pengesa në rrugën e rritjes dhe të zhvillimit të vendit, një numër i madh i lajmeve në media dhe studimeve sociale i dedikohet përmbajtjes shumë të hidhur dhe dëshpëruese të cunamit shkatërrues të varfërisë, urisë dhe papunësisë.

Pjesë e varfërisë së përhapur, dështimeve sociale, margjinalizimit, lypjes dhe fatkeqësive të ngjashme në qytetet e mëdha janë rezultat i migrimit rural-urban. Kjo katastrofë njerëzore, varfëria dhe uria, do ta dëmtojnë Iranin me fatkeqësi shkatërrimtare sociale nëse nuk bëhet një politë urgjente e përshtatshme për të luftuar kundër dëmeve sociale. Pasja e 11 milion njerëzve të margjinalizuar, pra një e teta e popullsisë së Iranit, është një krizë e dhimbshme. “
Badamchi përfundoi: “por çfarë duhet të bëhet në lidhje me këto probleme? Ndërkohë që Republika Islamike e Iranit ka kundërshtarë të ashpër në të gjithë botën, ne nuk duhet të lejojmë që disa individë dhe grupe të vogla brenda Iranit me qëllim ose pa qëllim të veprojnë ose të flasin në mënyrë të tillë që t’i shërbejnë interesave të armiqve tanë. “