FMN: Rezervat Zyrtare të Iranit më Pak se $8.8 Bilion. Pasojat për Popullin, Ekonominë, dhe Regjimin e Iranit

1408

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e tij më të fundit, ka llogaritur se rezervat zyrtare bruto “të gatshme dhe të kontrolluara” të Iranit do të bien në $8.8 bilion në fund të 2020-ës. Është thelbësore të kuptojmë efektet e kësaj rënieje të madhe në rezervat zyrtare tek shoqëria dhe regjimi.

FMN shton se, në mënyrë që regjimi ta balancojë buxhetin e vitit të ardhshëm, duhet ta shesë naftën me 195 dollarë për fuçi.

Si ndikon rezerva zyrtare në ekonominë e Iranit?

Ashtu si shumë vende të tjera, Irani i përdor rezervat e valutës së huaj për ta mbajtur fikse vlerën e monedhës. Kursi i paqëndrueshëm i këmbimit në Iran ka një impakt të drejtpërdrejtë në fuqinë blerëse të njerëzve.

Sipas faqes shtetërore Eghtesad Online, “efekti më i rëndësishëm i rritjes së kursit të këmbimit tek jeta e njerëzve të thjeshtë është rritja e inflacionit. Rritja e kursit të këmbimit rrit çmimin e mallrave të importuara, duke përfshirë grurin dhe orizin, telefonat celularë, dhe makinat.”

“Përveç efektit të drejtpërdrejtë në koston e importeve, rritja e çmimit të valutës rrit gjithashtu edhe çmimin e mallrave të ndërmjetme sepse mallrat e ndërmjetme janë materiale dhe mallra që përdoren nga fabrikat për prodhim. Si rezultat, kostoja e prodhimit rritet, dhe disa produkte të brendshme e humbasin fuqinë konkuruese. Kështu, rritja e inflacionit për shkak të rritjes së kursit të këmbimit mund të çojë në rënie ekonomike,” shkruan Eghtesad Online në artikullin e saj më 13 qershor 2019.

Pse është e ulët rezerva zyrtare në Iran?

“Ekonomia e çrregullt e vendit nuk është e bazuar në asnjë nga parimet, rregullat, apo kërkesat ekonomike dhe është jorealiste. Kompleksi politiko-ekonomik i vendit është shtyrë drejt izolimit nga dy faktorë, njëri prej të cilëve janë politikat e paefektshme ekonomike të qeverisë, ndërsa tjetri janë sanksionet,” shkruan shtetërorja Eghtesad-e Saramad të premten.