Wednesday, February 8, 2023

Rast i Qartë Rrëmbimi nga Regjimi i Mullahëve dhe Thirrje për Dënim dhe Aksion Ndërkombëtar

  •  Qeveria suedeze, ku Habib Asyud ka rezidencë, duhet ta shprehë protestën e saj të fortë dhe të kërkojë lirimin e menjëhershëm të tij dhe rikthimin në Suedi
  • Komplotet dhe metodat e regjimit duhet të ekspozohen dhe bëhen publike
  • Të drejtat e Habib Asyud, Jamshid Sharmahd, dhe Ruhollah Zam duhet të respektohen plotësisht përmes monitorimit të qeverive në Suedi, Gjermani dhe Francë

Pas 36 orësh plot raporte kontradiktore lajmesh, mullahu kriminel Mojtaba Zolnouri, kryetar i komitetit të sigurisë të mullahëve në Parlament (Majlis), e ka pranuar dhe konfirmuar sot se regjimi ka rrëmbyer në Turqi Habib Farajollah Kaab-in, i njohur gjithashtu si Asyud, një bashkëatdhetar arab nga  Ahvazi i lindur në Shooshtar. Zolnouri pretendon se rrëmbimi është bërë si përgjigje ndaj sulmit kundër një parakalimi ushtarak në Ahvaz më 22 shtator 2018, dhe shton se Asyud ndodhet aktualisht në Teheran dhe po merret në pyetje nga forcat e sigurisë dhe inteligjencës.

Më 30 tetor, një grup arab nga Ahvazi shpalli se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit ka “rrëmbyer Z. Habib Asyud (ish-president i këtij grupi) në tokë turke. Një shtet arab i Gjirit Persik dhe disa personalitete nga Ahvazi kanë qenë të përfshira në tërheqjen e tij drejt Turqisë, dhe detajet e kësaj do të shpallen në një datë të mëvonshme.”