Wednesday, February 1, 2023

Iran: Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Frika nga Rikthimi i Protestave në Iran, IRGC Betohet të Kontrollojë të Gjitha Shtëpitë me Pretekstin e Luftimit të COVID-19

Shkruar nga Shahriar Kia

Forcat e IRGC-së (foto fajli)

Me përkeqësimin e krizës së koronavirusit në Iran, regjimi po e shton shtypjen ndaj popullit, nga frika se rritja e numrit të viktimave të COVID-19 dhe keqmenaxhimi i mullahëve mund të çojnë në një raund të ri protestash madhore në Iran.

Faqja shtetërore Khabar-Online më 31 tetor raportoi se komandanti i Gardës Revolucionare (IRGC), Gjenerali Hossain Salami, ka dhënë urdhër që forcat e IRGC-së të bastisin shtëpitë e njerëzve nën maskën e përpjekjeve aktive për luftimin e Koronavirusit.

“Do të përdorim 54,000 baza të Basij [forca paraushtarake] si mbrojtëse të shëndetit. Do t’i kërkojmë të sëmurët shtëpi më shtëpi, dhe do të kryejmë procesin e ndarjes së të sëmurëve nga të tjerët dhe referimin e tyre në qendrat e trajtimit,” ka thënë Salami, sipas Khabar-Online.

IRGC dhe Basij janë po ato forca që kanë qëlluar për vdekje 1500 protestues gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor 2019.

Përveç kësaj, duke qenë se IRGC ka kontroll mbi ekonominë e Iranit, ajo mund t’i kishte ndihmuar njerëzit të luftonin koronavirusin më parë. Por regjimi e rihapi me detyrim ekonominë dhe zhvilloi tubime. Ndërkohë që njerëzit vdisnin nga përhapja e koronavirusit, forcat e IRGC ishin të zëna me përhapjen e terrorizmit në rajon.