Friday, July 26, 2024

Buxheti i Iranit për 2022-2023: Zero Punësim dhe Prodhim, Rritje e Plaçkitjeve

Një nga problemet kryesore ekonomike të Iranit është papunësia e lartë dhe nivelet e ulëta të prodhimit. Por buxheti i Iranit për 2022-2023 i ka neglizhuar këta faktorë.

Shifrat e punësimit, inflacioni dhe prodhimi janë tre treguesit kryesorë të gjendjes ekonomike të një vendi.

Burimet e buxhetit të regjimit iranian për 2022-2023 përfshijnë eksportin e naftës (1.2 BPD), shitjen e letrave me vlerë dhe obligacioneve të qeverisë, rritjen e taksave, një ulje relative të pagave (sipas rritjes së normës së inflacionit) dhe të ardhura të kufizuara nga eksportet e lëndëve petrokimike dhe të çelikut.

Shitja e naftës, veçanërisht 1.2 BPD, është e pamundur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe infrastrukturës së dëmtuar të sektorit të naftës të Iranit. Madje edhe shitja e naftës me 60 dollarë për fuçi nuk do t’i mbulonte tërësisht shpenzimet e regjimit. Vlen të theksohet se tregu i naftës ka patur një rënie të ndjeshme, dhe është luhatur për shkak të pandemisë Covid-19.

Burimet kryesore të buxhetit të regjimit nuk përmenden fare në projektligjin e buxhetit, siç janë printimi i kartëmonedhave, të ardhurat nga tregu i kapitalit, nxjerrja e kriptomonedhave dhe të ardhurat nga shërbimet.

Projektligji i buxhetit tregon qartë se regjimi nuk ka absolutisht dëshirë për ta rritur prodhimin dhe nuk do t’i rrisë normat e prodhimit bujqësor e blegtoral apo industrial.

Vlen të theksohet se likuiditeti i vendit do të rritet me printimin e kartëmonedhave. Norma e inflacionit do të rritet ndjeshëm pasi regjimi refuzon të rrisë prodhimin dhe punësimin.

Kjo situatë ka bërë që ky regjim të renditet në fund të tabelës së sipërmarrësve në statistikat globale të sipërmarrjes.

Raporti i vitit 2020 i konsorciumit Global Entrepreneurship Watch (GEM) vlerëson situatën në Iran, së bashku me 44 vende të tjera si Gjermania, Australia, Hollanda, Egjipti, Kuvajti, Kili, Kanadaja, Italia, Omani, Norvegjia, India, Angola, dhe Greqia.

Sipas vlerësimeve të konsorciumit, Irani renditet i 41-ti nga 45 vende për sa i përket “frikës nga dështimi në sipërmarrje”. Kjo shpjegon pse investimet në prodhim në Iran po shkojnë vazhdimisht drejt zeros.

Me pak fjalë, regjimi iranian ka gërmuar edhe më thellë në xhepat e popullit duke rritur taksat, duke printuar kartëmonedha, duke rritur inflacionin dhe çmimet e mallrave bazë e ushqimeve thelbësore.