Ministria e Inteligjencës i bën presion familjes së Mehranit për ta detyruar atë të bashkëpunojë
Duke vepruar me urdhër të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), të martën, më 21 dhjetor 2021, gjyqësori i regjimit në Khuzestan ngriti akuza të reja kundër të burgosurit politik Mehran Gharahbaghi, duke përfshirë “korrupsion mbi tokë”, “propagandë kundër shtetit, ” dhe “anëtarësim në Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI).” IRGC e arrestoi z. Gharabaghi më 19 dhjetor 2019 dhe e transferoi atë në burgun Behbahan pasi e kishte marrë në pyetje dhe torturuar për një muaj.
Gharabaghi u transferua papritur nga burgu i Behbahan në Qendrën e Paraburgimit të MOIS në Ahvaz më 12 korrik, dhe kundër tij u ngritën akuza të reja. Më 25 dhjetor 2021, ai u transferua në burgun Sheiban në Ahvaz, duke shkaktuar shqetësime për fatin e tij.
Akuzat e reja u lëshuan nga Seyed-Nasser Taheri-Nasab, një hetues në Degën 3 të “Prokurorisë Publike dhe Revolucionare” të Behbahanit. MOIS ka kërkuar vazhdimisht nga familja e Z. Gharabaghi që t’i bëjë presion atij për t’i braktisur idetë e tij dhe për të bashkëpunuar me MOIS kundër MEK-ut; përndryshe ai do të ekzekutohej. Mehran vuan nga zemra për shkak të torturave dhe kushteve shumë të vështira të jetesës në burg.
Rezistenca Iraniane i kërkon edhe një herë Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut, si dhe Bashkimit Europian e shteteve të tij anëtare të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar jetën e Z. Gharabaghi dhe të burgosurve të tjerë politikë dhe të dënojnë presionin që ushtrohet ndaj të burgosurve politikë.