Siguria dhe Antiterrorizmi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit boton letrën bashkëngjitur nga Farid Shah Karami, datë 13 nëntor 2019, duke detajuar kontaktet e tij me një agjent të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) me emrin Danial Kasrai, për të tërhequr vëmendjen për skemat e ndjekura nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Regjimit të Iranit (MOIS) kundër Organizatës së Popullit Moxhahedin të Iranit (PMOI / MEK).
Gjatë Kryengritjes së Iranit, të Paktën 251 të Vrarë, 3,700 të Plagosur, dhe 7,000 të Arrestuar 85 martirë të kryengritjes të identifikuar në qytete të ndryshme
Kryengritja në Iran – Nr. 26
Znj. Maryam Rajavi: Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet të kërkojë ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve dhe lirimin e të arrestuarve. Duhet t’i deklarojë liderët e regjimit si kriminelë kundër njerëzimit. Ata duhet të përballen me drejtësinë.
Kërkesa e Protestave të Iranit Është Përmbysja e Regjimit Iranian – Thotë Shahin Gobadi i MEK për Express
Intervistë e z. Shahin Ghobadi, zëdhënësit të MEK, me Express.co.uk
Kërkesa e protestave në Iran të cilat kanë shpërthyer në mbarë vendin, është përmbysja e regjimit në tërësi, thotë për britaniken Express Shahin Gobadi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).
Iran: Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat Njerëzore Dënon Shtypjen e Dhunshme ndaj Protestuesve
Rupert Colville, Zëdhënës për Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat Njerëzore
Pas pesë ditësh protesta në qytete të ndryshme të Iranit, qindra protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë së regjimit iranian dhe mijëra njerëz janë plagosur.
Amnesty International Dënon Dhunën e Vazhduar të Regjimit Iranian Kundër Protestuesve
Amnesty International dënon dhunën e vazhduar të regjimit iranian
Amnesty International ka dënuar vrasjet arbitrare të protestuesve anti-qeveri nga regjimi i Iranit, duke vënë në dukje se disa raporte tregojnë se numri i protestuesve të vrarë gjatë pak ditëve të fundit shkon deri në 200.
Kryengritja Mbarëkombëtare Vazhdon në Teheran e Qytete të Tjera Pavarësisht Shtypjes së Pamëshirshme
Kryengritja në Iran, Nr. 22
Përplasje intensive mes popullit të Mahshahr dhe IRGC-së.
Vdesin 16 të rinj
Pavarësisht vrasjeve të shumta e të pamëshirshme, kryengritja mbarëkombëtare e popullit iranian hyri në ditën e pestë. Kjo ndërkohë që IRGC, paraushtarakët Bassij, Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF), Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), organet e tjera shtypëse, madje edhe ushtria e rregullt janë në vigjilencë të plotë.
Populli, Rinia e Rebeluar Vazhdon të Rezistojë Pavarësisht Shtypjes Mizore
Forcat represive të sigurisë përdorin municione kundër protestuesve-18 nëntor 2019- Javanrud, Iran
Kryengritja në Iran – Nr. 21
Forcat e Sigurisë Shtetërore (SSF) të regjimit iranian dhe IRGC, si dhe agjentët me veshje civile e ata të Ministrisë së Inteligjencës, po i vrasin në mënyrë arbitrare njerëzit në qytetet e rebeluara. Ata qëllojnë mbi çdo grup prej tetë apo dhjetë njerëzish. Megjithatë, protestat e demonstratat kanë vazhduar për të pestën ditë rresht.
Agjentët e Inteligjencës Heqin nga Morgjet Trupat e të Vdekurve në Protestat e Iranit
Djegia e bazës së Basij nga të rinjtë e rebeluar gjatë protestave të Iranit. Nëntor 2019- foto fajli
Regjimi iranian po dërgon agjentë të inteligjencës për të hequr nga morgu trupat e protestuesve të vrarë ditët e fundit, sipas raporteve nga rrjeti i brendshëm i Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), ose Mujahedin-e-Khalq (MEK).
Protesta dhe Përplasje në Qytete të Ndryshme të Iranit në Ditën e Pestë të Kryengritjes
22:16:4722:17:53Lajme lidhur me Kryengritjen në Iran
Protesta dhe Përplasje në Qytete të Ndryshme të Iranit në Ditën e Pestë të Kryengritjes
Protestat dhe përplasjet vazhdojnë ende në Teheran e në shumë qytete të tjera të Iranit në orët e fundit të ditës së pestë të kryengritjes.
Në mbrëmjen e së hënës, më 18 nëntor, shpërthyen përplasje intensive mes popullit dhe forcave shtypëse në Islamshahr, në jug të Teheranit.
Kur Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) nuk ia dolën të fitonin kontrollin, IRGC u dërgua në skenën e ngjarjeve për të shtypur protestat. Në shumë raste, pjesëtarët e personelit të IRGC-së veshin uniforma të SSF-së.
Protestuesit Përleshen me IRGC në Pjesë të Ndryshme të Vendit
Protestuesit i rezistojnë forcave shtypëse të IRGC- 16 nëntor 2019 – Teheran, Iran
Kryengritja e Iranit – Nr 20
Të hënën, në 18 nëntor, në ditën e katërt të kryengritjeve mbarëkombëtare,Teherani dhe shumë qytete të tjera, përfshirë Shirazin, Isfahanin, Karajn dhe Kermanshah, ishin skena përplasjesh dhe përleshjesh midis protestuesve dhe rinisë rebele nga njëra anë dhe forcave shtypëse të regjimit në anën tjetër, përfshirë Forcat e Sigurimit të Shtetit (SSF), Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), njësitë speciale anti-rebelim dhe agjentë të thjeshtë.



















