Të Rënë për Liri në Kryengritjen e Nëntor-Dhjetorit 2019 në Mbarë Iranin
identifikohen 46 protestues të tjerë të martirizuar
Znj. Maryam Rajavi: Bota duhet ta dënojë krimin e tmerrshëm kundër njerëzimit, të marrë masa për ta ndaluar atë dhe për t’i liruar të gjithë të burgosurit; mosveprimi është i pafalshëm dhe regjimi do ta interpretojë atë si një dritë jeshile për t’i vazhduar dhe intensifikuar krimet e tij
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar një listë tjetër të viktimave heroike të kryengritjes së popullit iranian. Numri i të vrarëve në protestat që përfshinë 189 qytete ka shkuar përtej 1,000.
Sipas raporteve të marra nga Rezistenca Iraniane nga brenda vendit, vetëm Forcat e Sigurisë së Shtetit të regjimit iranian kanë regjistruar 1,029 vdekje të lidhura me protestat.
PMOI/MEK ka publikuar identitetet e 46 martirëve të tjerë të kësaj kryengritjeje. Deri tani janë publikuar emrat e 301 protestuesve të vrarë nga agjentët e regjimit iranian dhe forcat e sigurisë së shtetit. Është tronditës numri i madh i adoleshentëve mes të vdekurve. Në shumë raste, regjimi ka përdorur mitralozë të rëndë, helikopterë, dhe tanke për të shtypur protestat.
Kjo shtypje tronditëse ndaj njerëzve të pambrojtur në Iran të cilët protestonin kundër 40 viteve të sundimit kriminal të mullahëve të korruptuar që e kanë plaçkitur kombin, është një nga krimet më të tmerrshme të shekullit të 21-të dhe është pa asnjë dyshim e barasvlefshme me një krim të qartë kundër njerëzimit.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka nderuar martirët heroikë të kryengritjes, dhe i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian e shteteve anëtare të tij që t’i dënojnë këto vrasje të tmerrshme masive nga regjimi iranian dhe të marrin masa urgjente për ta ndaluar këtë krim kundër njerëzimit dhe për të siguruar lirimin e gjithë të arrestuarve.
Ajo shtoi se mosveprimi përballë masakrimit të popullit iranian nga regjimi është i pafalshëm dhe se mullahët do ta interpretojnë atë si një dritë jeshile për t’i vazhduar dhe intensifikuar krimet e tyre duke lënë një plagë të thellë në ndërgjegjen e njerëzimit. Znj. Rajavi i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të dërgojë pa vonesë një mision të gjetjes së fakteve për të hetuar vrasjet dhe për të vizituar qendrat e paraburgimit në Iran.
Znj. Rajavi e nxiti gjithashtu Këshillin e Sigurisë të OKB-së dhe presidentin e tij që ta deklarojnë masakrën ndaj popullit iranian nga regjimi si një krim kundër njerëzimit dhe t’i sjellin para drejtësisë krerët e këtij regjimi dhe personat përgjegjës për këtë krim të tmerrshëm. Ajo tha se komuniteti ndërkombëtar duhet ta përjashtojë diktaturën gjakatare të Iranit nga komuniteti i kombeve dhe t’i vërë para drejtësisë Khamenei-n, Rouhani-n, e zyrtarët e tjerë të regjimit.
Emrat e 301 protestuesve të vrarë: