
Protestat shpërthyen në dhjetëra qytete në provincën Khuzestan, në jugperëndim të Iranit të Enjten mbrëma për shkak të krizës së ujit.
Duke u përballur me mungesa të mëdha uji të cilat kanë shkatërruar jetën e tyre, njerëzit u derdhën në rrugë duke protestuar për mosveprimin e regjimit.
Në vend që t’u përgjigjej kërkesave të njerëzve, regjimi dërgoi forcat e tij të sigurisë në provincën Khuzestan. Pamjet nga Irani tregojnë se forcat e sigurisë po përdorin zjarr masiv për të shpërndarë turmat e vendasve të cilët thjesht protestojnë ndaj mungesës së ujit.
Sipas raporteve nga Irani, qytete si Ahvaz, Bostan dhe Mahshahr ishin dëshmitarë të protestave dhe njerëzve që përplaseshin me forcat e sigurisë.
Sipas vendasve, forcat e sigurisë përdorin pushkë sulmuese AK-47 për të hapur zjarr mbi njerëzit që vetëm po protestojnë ndaj mungesës së ujit.
Për ditët e fundit, kriza e ujit në Iran, kryesisht në jug, arriti një pikë kritike, duke i lënë njerëzit pa ujë për orë të tëra. Njerëzit dolën në rrugë, duke ia hedhur fajin regjimit dhe politikave të tij korruptive. Në Ahvaz, protestuesit e zemëruar bllokuan rrugën kryesore ndërsa protestuan për mungesat e mëdha të ujit.
Vendasit në Hamidieh, Ahvaz vazhduan protestat e tyre dhe marshuan në rrugë, duke shpërndarë njësinë anti-trazirave që u përpoq t’i ndalonte.
Raportet tregojnë se mbi 700 fshatra në Khuzestan vuajnë nga mungesa e ujit. Fermerët janë në një situatë të rëndë, palmat vdesin dhe buallët zhduken për shkak të mungesës së ujit. Me fjalë të tjera, njerëzit po vdesin në kënetën e pakujdesisë dhe keqmenaxhimit të mullahëve në pushtet.
Njerëzit në qytetin Bostan të Dasht-e Azadegan, në perëndim të Ahvazit, brohorisnin, “Ne nuk do të pranojmë poshtërim”, duke protestuar ndaj mungesës së ujit për shkak të transferimit të tij në qytete të tjera.



E mërkura shënoi “përvjetorin e marrëveshjes bërthamore të Iranit”. Gjashtë raunde bisedimesh në Vjenë për të ringjallur JCPOA kanë kaluar tashmë, por ka pasur pak shenja përparimi drejt zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura dhe Rob Malley, i dërguari special i SHBA për Iranin pranoi se procesi duket se ka goditur një mur, duke thënë CNN se është e paqartë se kur Irani do të jetë “gati për t’u kthyer”. Burime të tjera kanë deklaruar se një raund i shtatë i bisedimeve të Vjenës ka shumë të ngjarë të zhvillohet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, duke vendosur një hendek shumë më të madh midis gjashtë dhe shtatë sesa midis dy raundeve të mëparshme.
Myslimanët Sunni të Iranit përballen me dënimin me vdekje


Nëna e një të burgosuri politik e ka dënuar përpjekjen e Drejtësisë së regjimit klerikal për t’i detyruar të burgosurit të pendohen në këmbim të zbutjes së dënimit.
Një person Baluch është vrarë nga policia sot në Bandar Abbas të Iranit jugor. Sipas faqes 


Shkruar nga 


