Foto fajli: Tubimi për Iranin e Lirë, Paris, qershor 2018
Këtë muaj, regjimi iranian përgatiti terrenin për fillimin e një epoke të re me një farsë zgjedhjesh presidenciale që shërbeu për të instaluar kandidatin që ishte përzgjedhur nga vetë Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei. Epoka e Ebrahim Raisi-t do të shënohet nga një represion edhe më i madh ndaj popullit si dhe një terrorizëm edhe më i rëndë jashtë vendit, sesa ai që e ka dalluar regjimin e mullahëve vitet e fundit.
Komuniteti ndërkombëtar tani ka disa javë për të përgatitur përgjigjen e tij ndaj këtij zhvillimi përpara se Raisi ta marrë zyrtarisht postin e presidentit nga Hassan Rouhani në gusht. Disa politikë-bërës në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë e kanë tashmë një ide të qartë se si duhet pritur Raisi si përfaqësuesi i ri i regjimit në skenën botërore. Por të tjerët mund të duhet t’i rivlerësojnë preferencat e tyre për sa i përket politikës ndaj Iranit, për të vendosur se a mund të ruhet status quo-ja edhe kur ke të bësh me një njeri që konsiderohet përgjegjës për dhunime të shfrenuara të të drejtave njerëzore dhe krime të thella kundër njerëzimit.
Kush është Ebrahim Raisi, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe ekzekutues në masakrën e 1988-ës
Fatmirësisht për ata ligjvënës që janë aktualisht të pavendosur për rrugën që duhet ndjekur, e gjithë bota do të ketë një mundësi muajin e ardhshëm për të dëgjuar opinione ekspertësh dhe dëshmi nga persona të ndikuar direkt nga zgjedhjet e regjimit iranian për lidership. Nga 10 deri më 12 korrik, organizuesit e Samitit për Iranin e Lirë do të zhvillojnë tubimin masiv të përvitshëm të mërgimtarëve iranianë dhe mbështetësve politikë, dhe reagimet ndaj “zgjedhjes” së Raisi-t pa dyshim do të jenë fokusi kryesor për një pjesë të madhe të eventit.
Ashtu si eventi i vitit të shkuar, Samiti Botëror për Iranin e Lirë do të zhvillohet kryesisht online. Por ai do të përbëhet edhe nga tubime fizike në një numër vendesh me popullsi të konsiderueshme mërgimtarësh iranianë, dhe në të do të ketë fjalime të drejtpërdrejta nga ekspertë politikë amerikanë e europianë nga kahe të ndryshme politike, aktivistë të të drejtave njerëzore, dhe të tjerë.
Teherani u përpoq të realizonte një komplot me bombë kundër samitit të NCRI-së në qershor 2018. Fatmirësisht, ky komplot terrorist u parandalua dhe shërbeu për të ekspozuar dëshpërimin dhe dobësinë e regjimit përballë lëvizjes së Rezistencës. Komploti me bombë i 2018-ës ishte i motivuar në një masë të madhe nga suksesi i MEK në rolin e saj kyç gjatë protestës anti-qeveritare që përfshiu mbi 100 lokalitete dhe zgjati nga fundi i dhjetorit 2017 deri në mes të janarit 2018.
Kryengritja e 2018-ës ishte e rëndësishme jo vetëm për shkallën e saj të gjerë, por edhe për slloganet e saj të cilat ishin thirrje për dëbimin e të gjitha figurave udhëheqëse të regjimit, përfshirë liderin suprem, dhe i dënonin të dy fraksionet brenda regjimit, si dhe të gjithë sistemin aktual. Këto mesazhe ua bënë të pamundur autoriteteve të regjimit që t’i shpjegonin këto trazira si thjesht të fokusuara në tregues specifikë ekonomikë apo probleme të tjera, dhe kështu, në kulmin e kryengritjes, Khamenei mbajti një fjalim në të cilin e pranoi rolin e MEK dhe faktin që kjo organizatë kishte bërë për muaj të tërë organizime me nivel të lartë brenda të gjitha llojeve të komuniteteve.
Që atëherë, Teherani ka dhënë vazhdimisht paralajmërime për ndikimin e MEK. Në fakt, këto paralajmërime janë intensifikuar përballë protestave të panumërta jo shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të frymëzuara nga kryengritja e 2018-ës, dhe sidomos përballë një proteste tjetër mbarëkombëtare në nëntor 2019, protestë e cila përfshiu gati 200 qytete të mëdha e të vogla. Kjo kryengritje e dytë nxiti një shtim të madh të represionit të brendshëm, duke rikonfirmuar kështu trashëgiminë brutale ekzistuese të Ebrahim Raisi-t, i cili në atë kohë kishte marrë kryesimmin e Gjyqësorit të regjimit. Brenda pak ditësh pas shpërthimit të trazirave, 1,500 njerëz kishin vdekur dhe 12,000 ishin burgosur. Për muaj të tërë më pas vazhduan raportet për torturimin e këtyre të arrestuarve.
Ankthi i regjimit lidhur me ndikimin e MEK vazhdoi të ndihej gjatë 2020-ës, vit kur pandemia e pakontrolluar e koronavirusit nuk parandaloi shumicën e tubimeve masive, por i dha popullsisë së përgjithshme edhe më shumë shkak për të shprehur zemërim ndaj regjimit të korruptuar e egoist i cili e kishte shpërfillur atë krizë me qëllimin që të vazhdonte ta shpërdoronte pasurinë kombëtare për të mbështetur proksit militantë dhe për të bërë përparime provokative me programin bërthamor. Për më tepër, pikërisht në kohën kur Teherani e pranoi për herë të parë përhapjen e gjerë të Covid-19, populli iranian ia ndezi ankthin Teheranit në një mënyrë tjetër, duke marrë pjesë në një bojkot të zgjedhjeve parlamentare të vendit në shkurt 2020.








Që nga fillimi i prillit, me fillimin e bisedimeve të Vjenës për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015 me fuqitë botërore (JCPOA), sulmet me dronë në bazat e SHBA në Irak janë rritur. Shumica e këtyre sulmeve u atribuohen grupeve militante të lidhur me regjimin iranian, veçanërisht Kata’ib Hezbollah. Pyetja është, a ka ndonjë lidhje midis rritjes së sulmeve dhe bisedimeve të Vjenës?
Presidenti i ri i regjimit iranian Ebrahim Raisi ka dhënë premtime boshe të reformës ekonomike. Por, sipas mediave shtetërore dhe ekonomistëve, ekonomia e Iranit është “humbur”, dhe regjimi nuk mund ta rregullojë atë.







Nga e majta, Shahrzad Nazifi dhe Anisa Jafari-Mehr
Deputeti i Kontesë Chabahar tha më 30 qershor se do të ketë një “katastrofë humanitare” në provincën jug-lindore Sistan dhe Baluchestan nëse nuk u kushtohet vëmendje kushteve të COVID-19.
Autorë të masakrës së 1988-ës, Ebrahim Raisi (djathtas), Gholamhossein Mohseni Ejei (qendër), dhe Hossein Ali Naieri (majtas)
Në maj, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit zhvilloi një konferencë për shtyp që kishte për qëllim të sillte në vëmendjen ndërkombëtare rrethanat e veçanta të zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian. Në këtë konferencë, Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI, Mohammad Mohaddessin, nënvizoi rritjen e lëvizjes për bojkot zgjedhor dhe parashikoi se suksesi i kësaj lëvizjeje do të ishte një shenjë veçanërisht e qartë e një “kryengritjeje mbarëkombëtare në horizont,” shpërthimi i të cilës do të ishte “shumë më intensiv e i përhapur” sesa kryengritja e nëntorit 2019 që përfshiu gati 200 qytete iraniane të mëdha e të vogla.