Saturday, January 28, 2023

Regjimi Krenohet me Abuzimet e Tij ndaj të Drejtave Njerëzore Ndërkohë që Iranianët Promovojnë Ndryshimin e Regjimit

Human rights-Raisi-Iran

Kur Ebrahim Raisi u caktua president i regjimit muajin e shkuar, politikë-bërësit dhe ekspertët e të drejtave njerëzore në mbarë botën ngritën alarmin për të ardhmen e situatës së të drejtave njerëzore në Iran. Kjo situatë ka qenë gjithmonë katastrofike, por e ashtu-quajtura zgjedhje e Raisi-t përfaqëson faktin që regjimi e miraton njërin nga incidentet më të rënda të historisë së tij 42 vjeçare të abuzimeve.

Në 1988-ën, themeluesi dhe lideri i parë suprem i regjimit, Ruhollah Khomeini, nxori një urdhëresë fetare ku deklaronte se anëtarët dhe mbështetësit e grupit kryesor opozitar, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), konsideroheshin “armiq të Zotit,” dhe të ndëshkueshëm me vdekje. Si rezultat, të burgosurit politikë në mbarë vendin iu nënshtruan gjyqeve të shkurtuara në të cilat u jepeshin dënime me vdekje kur refuzonin  të dilnin kundër MEK.