Thursday, March 28, 2024

Iran: Kryengritje dhe Demonstrata në Aligudarz dhe Shahinshahr në Solidaritet me Kryengritjen e Khuzestanit

Daghagheleh (Ahvaz) – Protest against water shortages – July 22, 2021

Daghagheleh (Ahvaz) – Protesta kundër mungesës së ujit – 22 korrik 2021

 

Java e dytë e protestave iraniane për ujë- Nr. 11

Demonstrata përpara Zyrës së Guvernatorit të Ahvaz, në Alhaei Ahvaz, Lali, dhe në qytetin Horr

Ndërkohë që kryengritja e Khuzestanit po hyn në javën e saj të dytë, janë ngritur edhe qytete e provinca të tjera në mbështetje të saj. Mbrëmjen e së enjtes, banorët dhe të rinjtë e Aligudarz (provinca Lorestan) u grumbulluan pas një zjarrvënieje në sheshin Shohada të qendrës së qytetit. Forcat represive të regjimit përdorën gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën. Pasi u përballën me rezistencë, ata hapën zjarr mbi turmën, duke vrarë e plagosur disa protestues. Megjithatë, të rinjtë e rebeluar rezistuan ndaj Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) dhe njësive speciale duke gjuajtur me gurë ndërkohë që thërrisnin “Vdekje Khamenei-t.” Përplasjet vazhduan deri natën vonë.

Edhe banorët e Shahinshahr (Isfahan) kanë zhvilluar një protestë në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit të enjten. Ata thërrisnin, “Nuk do ta pranojmë poshtërimin” dhe “Khuzestan, ne ju mbështesim.” Banorët e qytetit Junqan në provincën Chaharmahal dhe Bakhtiari u grumbulluan në mbështetje të popullit të Khuzestanit. Ata thërrisnin: “E sakrifikoj jetën për çdo pjesë të Iranit, e sakrifikoj jetën për popullin e etur të Khuzestanit, i cili nuk ka ujë, dhe e sakrifikoj jetën për të ndjerin Mosadeq.”

Natën e të enjtes, banorët e qytetit Horr në Dezful protestuan duke djegur goma makinash e duke bllokuar rrugën kryesore të qytetit. Edhe të rinjtë e rajonit Alhaei (në veri të Ahvazit) bënë demonstratë në autostradën Ahvaz-Shush. Të rinjtë e rebeluar në zonën Daghagheleh të Ahvazit bënë demonstrata kundër mungesave të ujit pasi e kishin bllokuar autostradën. Një grup grash nga Ahvaz u mblodhën për të protestuar kundër mungesave të ujit përpara zyrës së guvernatorit. Ata thërrisnin, “Donin të na poshtëronin, po ne nuk u poshtëruam” dhe “E sakrifikojmë jetën për Karun-in” (Karun është lumi kryesor në Khuzestan, të cilit i janë marrë shumë zgjatime për industri në pronësi të IRGC-së, duke shkaktuar kështu mungesa serioze të ujit). Në të njëjtën kohë, të rinjtë në Lali (në Khuzestanin verior) iu bashkuan kryengritjes së Khuzestanit, duke thirrur: “Të gjithë njerëzit e Khuzestanit do të ngrihen kundër shtypjes.”

Aligudarz – Protestë në solidaritet me kryengritjen e Khuzestanit – 22 korrik 2021

 Ahvaz – Një grup grash të guximshme protestojnë kundër mungesave të ujit përpara zyrave të guvernatorit – 22 korrik 2021

Lali – Tubim në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit – 22 korrik 2021

Shahinshahr (Isfahan) – Protestë në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit – 22 korrik 2021