Iran – Aktivitetet e Njësive të Rezistencës në 21 qytete.

Teheran- Aktivitetet e Njësive të Rezistencës-“Përmbysja e armikut çnjerëzor është e pashmangshme” – 8 qershor 2022.

Të mërkurën, më 8 qershor 2022, në vazhdim të fushatës kundër represionit, mbështetësit e Muxhahedinev-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësive të Rezistencës në Teheran dhe qytete të ndryshme duke përfshirë Ahvaz, Shiraz, Tabriz, Gorgan, Rasht, Mashhad. , Isfahan, Sabzevar, Qom, Falavarjan, Shahriyar, Meshkinshahr, Minab, Bandar Abbas, Islamabad, Shahr Rey, Chabahar, Ramshir, Ramhormoz dhe Jahrom postuan banera,  pankarta dhe mbishkrime, duke inkurajuar publikun të ngrihet për të përmbysur regjimin klerik dhe për të çliruar Iranin nga kthetrat e mullahëve dhe shprehu solidaritetin e tyre me popullin e Abadanit duke dërguar mesazhe audio, video dhe foto. Në banerat dhe pankartat thuhej: “Massoud Rajavi: -Përmbysja e armikut çnjerëzor është e pashmangshme, “Maryam Rajavi: ne mundemi dhe duhet të përmbysim regjimin Velayet-e Faqih”, “Massoud Rajavi: Asnjë fuqi në botë nuk mund ta pengojë kryengritjen dhe fitoren e popullit iranian,; “Jo shahut, jo mullahëve, mallkuar qofshin të dy”;, “Vdekje Khamenei, mallkuar qoftë Khomeini”; “Vdekje diktatorit, Abadani nuk është vetëm”, “Përmbysja e regjimit nga Njësitë e Rezistencës,”; “Vdekje komandantit të diktatorëve, Sejed Ali (Khamenei), “Khomeini, xhelati, turp për ty”, “Ta kthejmë kryengritjen e popullit trim të Abadanit në një kryengritje mbarëkombëtare” dhe “Të ngrihemi në solidaritet me popullin e shtypur te Abadanit.”

Një pjesë e mesazheve audio, video dhe foto shkruante: “Abadani nuk është vetëm dhe ne qëndrojmë gjithmonë me Abadanin”, “Jemi të gjithë bashkë dhe këtë diktator do ta dërgojmë në koshin e plehrave të historisë”, “Bashkim, unitet për të rrëzuar regjimin klerikal.”, “Rroftë Irani, rroftë populli iranian”.

Grabitja e Bank-e Meli të Iranit: Vjedhje apo Shfaqje e Inskenuar?

Të hënën, televizioni shtetëror i Iranit raportoi se “hajdutët hapën murin e një dege të Bankës Meli (persisht për Banka Kombëtare) nga një ndërtesë fqinje në Teheran”. Si rezultat, qindra iranianë humbën kursimet e jetës.

Këta hajdutë hynë në bankë, kishin 14 orë kohë për të çmontuar me lehtësi kamerat e sigurisë dhe për të marrë kartat e tyre të memories, dhe bënë shumë zhurmë duke përdorur makineri metalprerëse dore për të prerë kasafortat dhe për të vjedhur pasuritë e njerëzve. Ranë alarmet e bankës, u telefonua shumë herë aparati i “sigurisë” i regjimit dhe në vendngjarje nuk u shfaq as edhe një oficer policie.

“Dega nuk kishte roje sigurie dhe banka e zbuloi vjedhjen pas katër ditësh. U deshën rreth 14 orë që hajdutët të merrnin paratë,” tha më 10 qershor Hassan Mounesan, Anëtar i Bordit të Drejtuesve të Bankës Meli.

Mounesan pranoi se kjo degë ka “Shtatë shtresa sigurie dhe një sistem alarmi të automatizuar”. Megjithatë, ai iu shmang pyetjes se pse hajdutët hynë lehtësisht në bankë?

Për një kohë të gjatë, teokracia sunduese e Iranit e justifikoi mizorinë e saj duke u mburrur se “ka sjellë sigurinë në vend”. Vrasja e protestuesve të pafajshëm në rrugë, arrestimi i atyre që thërrasin kundër zyrtarëve të regjimit, dhe sulmet e organizuara kundër grave, të gjitha konsiderohen si “masa sigurie” nga regjimi.

Ndërkohë që duhen disa minuta që forcat e sigurimit të shtetit të mbërrijnë në skenën e një proteste dhe të hapin zjarr ndaj civilëve të paarmatosur, si është e mundur që nuk arritën të kapnin një bandë banditësh pas 14 orësh? Ka shumë spekulime për bashkëfajësinë e zyrtarëve të regjimit në këtë vjedhje, dhe duke patur parasysh korrupsionin e institucionalizuar të regjimit dhe historinë e tij të gjatë të grabitjes së pasurisë së njerëzve, kjo e fundit është shumë e mundshme.

Në vitin 2018, mijëra iranianë humbën kursimet që ia kishin besuar institucioneve të krediti të mbështetura nga qeveria, si Caspian dhe Thamen-Ol-Ameh. Këto institucione pretendonin se ua kthenin paratë njerëzve me 25% interes, duke i mashtruar për të fituar besimin e tyre. Këto institucione gradualisht filluan të mos lejonin tërheqje, më pas të mos paguanin interes dhe në fund i mbyllën një herë e mirë dyert e tyre, duke shkatërruar jetën e mijëra njerëzve në të gjithë vendin. Këto institucione ishin të lidhura me Gardën Revolucionare (IRGC).

Njerëzit mbajtën protesta njëjavore duke kërkuar të drejtat e tyre. Demonstratat dhe parullat e atyre që ranë viktima të këtij mashtrimi sistematik iu atribuan më vonë kryengritjes së parë të madhe të Iranit në vitin 2018, e cila tronditi themelet e regjimit.

Pas grabitjes së të hënës, njerëzit e mashtruar u mblodhën në degën kryesore të Bank-e Meli, duke kërkuar të drejtat e tyre. Në fillim, zyrtarët e regjimit u përpoqën të largonin turmën, duke thënë se meqenëse kasafortat nuk ishin të siguruara, ata nuk ishin përgjegjës për kompensimin e humbjeve të njerëzve.

Këto përgjigje i lejuan njerëzit të shprehnin urrejtjen e tyre ndaj Hajdutokracisë së Iranit. Nga frika e reagimit të ashpër të popullit dhe një serie tjetër protestash në shoqërinë aktuale të paqëndrueshme të Iranit, regjimi tha se do t’i ndiqte penalisht hajdutët.

Dhe më në fund, më 9 qershor, policia e shtetit njoftoi se i kishte kapur të gjithë grabitësit dhe kishte sekuestruar pasuritë.

Media shtetërore e Iranit dhe policia bënë bujë të madhe për arrestimin e hajdutëve, duke u mburrur për një operacion të përbashkët me Interpolin për arrestimin e disa hajdutëve që kishin arritur të arratiseshin nga Irani.

Njerëzit reaguan ndaj këtij cirku në rrjetet sociale, duke thënë me tallje se, nëse Komanda e Përgjithshme e Zbatimit të Ligjit (FRAJA) e regjimit është kaq e fuqishme, pse nuk arriti t’i kapte grabitësit në flagrancë? Kjo e detyroi Hossain Ashtarin, shefin e policisë së Teheranit, të pretendonte në mënyrë qesharake se ata i kishin arrestuar hajdutët disa ditë përpara se ta bënin publike.

Komentet e Ashtarit për rimarrjen e pasurive të njerëzve lanë të kuptohet roli i regjimit në vjedhjen e së hënës. “Ne kemi rikuperuar shumicën e pasurisë së njerëzve. Tani u takon atyre të përcaktojnë se sa kishin humbur dhe të na tregojnë”, tha ai më 9 qershor në një intervistë për televizionin shtetëror.

Sipas kodit penal të regjimit, mbajtja e letrave me vlerë më shumë se 10,000 euro  është e barabartë me kontrabandën e valutës, pra e dënueshme sipas ligjeve të regjimit. Me fjalë të tjera, njerëzit që kishin kursimet e tyre të jetës në bankë tani mund të marrin vetëm 10,000 euro nga pasuria e tyre, dhe regjimi fut në xhep pjesën tjetër. Përveç kësaj, regjimi pretendoi se i kishte arrestuar të gjithë kriminelët. Atëherë, pse kanë rikthyer vetëm 90% të pasurive të njerëzve? Çfarë ndodh me pjesën tjetër?

Të shpresosh se FRAJA e regjimit do t’ua rikthejë fondet njerëzve është si të presësh që një zjarrvënës të shuajë zjarrin që ka vënë vetë! FRAJA, e njohur më parë si NAJA, është një institucion i korruptuar.

Në vitin 2015, në mesin e grindjeve të brendshme të regjimit, u zbulua se NAJA dhe komandanti i saj i atëhershëm Ahmadi-Moghaddam, kishin përvetësuar miliarda dollarë. Sipas raportit ekskluziv të Rezistencës Iraniane në vitin 2020, Fondacioni Bashkëpunues i Forcave të Sigurisë Shtetërore (NAJA) “sot është një nga kompanitë më të mëdha aksionere në Iran”.

Sipas këtij raporti, “Në vitin 2014, media shtetërore vlerësoi se asetet e këtij fondacioni ishin mbi 3.2 miliardë dollarë. Ndërmarrjet e këtij fondacioni përfshijnë Qavamin Bank, Mehregan Investments, Fondin e Sigurimeve të Shpresës i NAJA-së, Institutin e NAJA-së për Shkencën, Arsimin dhe Rekreacionin, ndër të tjera zotërime.

Regjimit në krizë të Teheranit i duhen më shumë para për të financuar terrorizmin dhe politikat e tij luftënxitëse. Pra, fshehurazi apo haptazi, ai grabit pasurinë e njerëzve. Nga gllabërimi i platformave të naftës, monopolizimi i industrive të tëra, shitja e tokës dhe pemëve, apo grabitja e fundit e bankës që ngre kaq shumë alarme, janë të gjitha pjesë e planit të regjimit për të përdorur çdo qindarkë që gjen për t’ia zgjatur jetën vetes. Por e gjithë kjo pasuri që mullahët kanë grabitur dhe plaçkitur nga populli iranian, a u mjafton atyre për të siguruar më shumë kohë?

Sargol Akbari vritet brutalisht me një çekiç hekuri

Sargol Akbari murdered by her husband with blows of an iron hammerNjë burrë vrau gruan e tij duke e goditur me një çekiç hekuri në Sanandaj, kryeqyteti i provincës iraniane Kurdistan. E reja, Sargol Akbari, ishte 42 vjeç dhe nënë e tre fëmijëve.

Sargol Akbari nuk mbijetoi pasi bashkëshorti i saj i varur nga droga, Erfan Rashidi, e goditi në kokë dhe trup me një çekiç hekuri të mërkurën, 8 qershor 2022, në orën 19:30.

Vrasësi aktualisht është i lirë.

Sargol Akbari dhe familja e saj jetonin në lagjen Hassanabad të Sanandajt. Më parë ajo ishte rrahur shumë herë nga i shoqi.

Raportet e mediave kurde thonë se në pesë muajt që nga janari 2022, të paktën gjashtë gra janë vrarë nga burrat e tyre në Sanandaj, Kermanshah dhe Saqqez.

Vrasja e grave është një nga format më të egra të dhunës ndaj grave, e sanksionuar nën sundimin mizogjinist të mullahëve në Iran. Vrasja e grave dhe vajzave me thikë, hanxhar dhe drapër është aq e përhapur sa që bëhet kryefjalë e përditshme.

 

Iran: Tendenca në Rritje e Ekzekutimeve Koinçidon me Përhapjen e Protestave Popullore

execution-gallows224 të Burgosur të Ekzekutuar në 4 Ditë

Ndërsa kryengritjet shoqërore dhe protestat po përhapen në Iran, regjimi çnjerëzor klerikal ka shtuar numrin e ekzekutimeve masive dhe kriminale. Regjimi kriminal vari 12 të burgosur në burgjet Kermanshah, Ilam, Birjand, Ardabil, Khalkhal, Ahvaz, Isfahan dhe Amol të martën, të mërkurën dhe të enjten, 7-9 qershor. Dymbëdhjetë të burgosur nga minoriteti Baluch u dërguan në trekëmbësh në burgun e Zahedanit më 6 qershor.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha autoriteteve të të drejtave të njeriut, si dhe Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij, të dënojnë ekzekutimet kriminale në Iran dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shpëtuar jetën e mijëra të burgosurve të dënuar me vdekje. Rezisetnca gjithashtu kërkon që dosja e shkeljeve brutale dhe sistematike të të drejtave të njeriut nga regjimi t’i referohet Këshillit të Sigurimit dhe ta sjellë regjimin klerikal para drejtësisë për katër dekada të krimeve kundër njerëzimit.

Shfaqja e Dështuar e MOIS Jashtë Gjykatës ku po Gjykohet Hamid Noury

Pas protestave të mbështetësve të MEK dhe iranianëve liridashës në Suedi kundër shfaqjes së sotme të organizuar nga Ministria e Inteligjencës e regjimit të mullahëve (MOIS) jashtë gjykatës ku u mbajt gjyqi i  Hamid Noury, mercenarët e regjimit u detyruan të mblidhnin gjërat dhe të largoheshin.

Në protestat e tyre, iranianët liridashës thirrën: “Mercenar i MOIS, zhduku!”, “Vrasës i Abadanit, gjyqi yt po afron”, “Ambasada e mullahëve, kjo strofull spiunësh duhet mbyllur”, “Mercenarët e ambasadës (së regjimit) duhet të deportohen”. Në shenjë proteste, disa iranianë spërkatën me bojë makinën e mercenarëve. Disa pankarta të mercenarëve të MOIS u grisën gjatë protestës.

MOIS punësoi dy mercenarë jo iranianë për të vendosur pankartat dhe posterat e tyre, krahas një personi të quajtur Shayan, mercenar i njohur që ishte i pranishëm dje në vendngjarje. Vlen të përmendet se dy mercenarët e punësuar u larguan nga vendi i ngjarjes pas një ore dhe Shayan ishte i vetmi person aty që përfaqësonte regjimin. Ky është një tregues i nivelit të neverisë që ndjehet për regjimin.

Gjatë protestës u arrestuan 12 protestues, nëntë prej të cilëve ishin liruar në momentin e lëshimit të kësaj deklarate.

Departamenti i Thesarit i SH.B.A Sanksionon Agjentët e IRGC-QF së Bashku me Individët e ISIS

Të hënën, më 6 qershor, Qendra Kundër Financimit të Terrorizmit (TFTC), e lidhur me Departamentin e Thesarit të SHBA-së, sanksionoi 16 individë, subjekte dhe grupe të lidhura me disa individë dhe entitete terroriste në Lindjen e Mesme.

TFTC është një organ i qeverisë amerikane i ngarkuar me rritjen e përpjekjeve shumëpalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Gjirit Persik, duke përfshirë Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), për të kundërshtuar rrjetet rajonale të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. .

Regjimi iranian refuzoi të bashkohej me Task Forcën e Veprimit Financiar (FATF) në vitin 2021, gjë që tregoi dëshirën e mullahëve për të përhapur terror dhe destabilitet në të gjithë rajonin. 43 vitet e kësaj teokracie plot korrupsion dhe politika plaçkitëse janë një tjetër tregues për shmangien e transparencës nga autoritetet iraniane.

Në incidentin më të fundit të regjimit, periudha e gjatë e korrupsionit sistematik ka rezultuar në katastrofa njerëzore si shembja e kullave binjake Metropol në Abadan më 23 maj, ku u vranë më shumë se 40 njerëz dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur ose të bllokuar nën rrënoja.

Sipas deklaratës së TFTC, të gjitha shënjestrat e fundit ishin përcaktuar më parë nga SHBA, duke përfshirë individë të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike-Forcat Quds të Iranit (IRGC-QF), Saraya al-Ashtar dhe Saraya al-Mukhtar në Bahrein, që janë të mbështetur nga Irani, me Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS) dhe me nigerianët Boko Haram.

 

Pensionistët Dalin nëpër Rrugë në Iran, Protestojnë për të Tretën Ditë

Protesta në Iran

Demonstrata në të paktën 10 provinca, brohoritje “Raisi, Raisi, Vdekje Mashtrimit tënd”, “Vdekje Raisit” dhe “Të Drejtat Tona Mund t’i Fitojmë Vetëm në Rrugë”

Pensionistët e sigurimeve shoqërore u mblodhën dhe marshuan ditën e mërkurë, më 7 qershor 2022, në shenjë proteste për grabitjen e pagave të tyre dhe për mospërfilljen e kërkesave të tyre legjitime nga regjimi. Ata po demonstrojnë për të tretën ditë radhazi, në Teheran dhe në qytete të ndryshme si Yazd, Ahvaz, Zanjan, Arak, Karaj, Kermanshah, Kerman, Rasht dhe Khorramabad.

Në parullat e tyre pensionistët e quajtën rritjen me 10% të pagave të tyre një dredhi të qeverisë Raisi. Ata përsëritën se, duke qenë se shpenzimet janë rritur shumëfish, atyre u është privuar standardi minimal i jetesës.

Duke protestuar jashtë godinave të qeverisjes së provincave dhe qyteteve dhe jashtë departamenteve të sigurimeve shoqërore, pensionistët thirrën slogane të tilla si: “Vdekje Raisit”, “Raisi, Raisi, Vdekje mashtrimit tënd”, “Kaq shumë fjalë nga shteti, por asnjë veprim”, “ Ti, me gjashtë klasa shkollë (d.m.th. Raisi), çfarë u bë me premtimet e tua”, “Të drejtat tona mund t’i marrim vetëm në rrugë”, “Nuk duam një qeveri me gjashtë klasa shkollë”, “Pensionistët vdesin por poshtërimin nuk e pranojnë”, “Qeveria jonë e shtrembër, turpi ynë, turpi ynë” dhe “Na shpëto nga kaq shumë shtypje”.

Njëkohësisht me demonstratat e pensionistëve, qytetarët e Teheranit, të cilëve u ishte vjedhur prona nga kasafortat në degën e universitetit të Bankës Melli, u mblodhën jashtë bankës dhe u mbështetën nga kalimtarët. Forca e Sigurisë së Shtetit (SSF) u përpoq të shpërndante protestuesit duke qëlluar në ajër, por njerëzit iu kundërvunë duke thirrur: “Turp, turp!”

Në Mahshahr, të rinjtë e papunë protestuan jashtë kompleksit petrokimik Amirkabir. Ata thërrisnin: “Ne kërkojmë punë, por na dërgojnë njësinë speciale të SSF-së”.

Protestuesit Iranianë i Kundërvihen Shfaqjes së MOIS Jashtë Gjykatës së Stokholmit ku po Gjykohet Hamid Noury

“Vdekje Raisit, Khameneit”, “Mercenar i MOIS, Vrasës, Zhduku!”, “Vrasës i 1988-ës, Gjyqi Yt po Afron”

 

Një numër i madh iranianësh u mblodhën jashtë një gjykate në Stokholm këtë mëngjes duke brohoritur slogane të tilla si “Vdekje Raisit, Khameneit”, “Vrasës”, “Mercenar i MOIS, zhduku!”, “Ambasada e mullahëve duhet të mbyllet”, “Mercenarët duhet të dëbohen”, dhe “Vrasës i 1988-ës, gjyqi yt po afrohet”. Ky tubim ishte në shenjë protest ndaj një ekspozite të ngritur jashtë gjykatës së Stokholmit nga Shoqata famëkeqe Habilian, një degë e Ministrisë së Inteligjencës të regjimit iranian (MOIS). Njëmbëdhjetë mbështetës të MEK-ut u arrestuan pas përballjes me mercenarët e MOIS jashtë gjykatës ku u mbajt gjyqi i Hamid Noury. Ata u liruan në orën 15:30, me orën e Stokholmit. Një nga të arrestuarit mbeti i plagosur në një përplasje me mercenarët dhe u dërgua në spital nga policia.

Tre mercenarët dhe terroristët e ngarkuar me organizimin e ekspozitës, mbërritën me tre makina, u panikuan nga prania e iranianëve dhe i vendosën disa nga pankartat dhe fotot e tyre në mbrojtje të Hamid Noury-t dhe kundër MEK-ut në një cep të rrugës. Mercenarët e befasuar, të mbrojtur nga policia, mblodhën ekspozitën e tyre para kohe dhe u larguan.

Demonstruesit i bënë thirrje edhe një herë qeverisë suedeze të arrestojë, të ndjekë penalisht dhe të deportojë agjentët dhe mercenarët e MOIS dhe të Forcave terroriste Quds, si dhe t’u heqë atyre shtetësinë dhe pasaportat, pasi misioni i tyre i vetëm është të spiunojnë dhe mundësojnë aktet terroriste. Siguria e refugjatëve në Suedi kërkon një masë të tillë.

Ministria e Inteligjencës e mullahëve është jashtëzakonisht e frustruar dhe e zemëruar me mbështetësit e Rezistencës Iraniane dhe me familjarët e anëtarëve të MEK të vrarë në 1988-ën, të cilët kanë demonstruar gjatë gjyqit të Hamid Noury-t në Stokholm në nëntë muajt e fundit. Protestuesit kanë ekspozuar krimet e regjimit, e veçanërisht Raisin, xhelatin e vitit 1988. Plani frikacak për të shfaqur një ekspozitë jashtë gjykatës të enjten, më 9 qershor dhe të premten, më 10 qershor, nga Shoqata Habilian, ishte një përpjekje për të mbështetur kriminelin Hamid Noury duke i bërë jehonë shpifjeve të pakuptimta nga mediat e mullahëve kundër MEK-ut. Të vetëdijshëm për neverinë e iranianëve ndaj regjimit dhe mercenarëve e kriminelëve të tij, ekspozita u mbajt e fshehtë paraprakisht.

Dje (e mërkurë, 8 qershor), mbështetësit e MEK mësuan për ekspozitën dhe u bënë thirrje iranianëve të përgjegjshëm dhe liridashës që të dalin jashtë gjykatës në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm, më 9 qershor, për t’i bërë jehonë mesazhit të martirëve të masakrës së 1988-ës dhe zërit të popullit iranian.

 

Varrimi i dy viktimave të incidentit të kompleksit Abadan Metropol zbulon kundërshtimin publik

Sot, më 8 qershor, turma të mëdha u mblodhën ndërsa trupat e dy vëllezërve, Abdul Amir dhe Abdul Rahman Behbahani, të cilët vdiqën në incidentin e Kompleksit Metropol, u varros në një varrezë në Abadan.

Në shenjë proteste dhe për të demonstruar se kjo nuk është një ceremoni e zakonshme zie, familja e viktimave kërkuan që askush të mos vishte të zeza dhe të gjithë të vishen të bardha.

Trupat e dy të rinjve, të cilët punonin në seksionin elektrik të projektit, u varrosën në seksionin e sportistëve të Manastirit Abadan.

Rreziku i shembjes së platformave në stadiumin Azadi është serioz, paralajmëron zyrtari

Pas fiaskos së Kompleksit Metropol Abadan dhe protestave në vijim, rreziku i mundshëm i shumë ndërtesave të tjera dhe pronave publike që janë ndërtuar kundër të gjitha standardeve shkencore duke anashkaluar shqyrtimin e ekspertëve është bërë një burim shqetësimi për shtetin.

Sina Kalhor, deputet i Ministrisë së Sporteve të regjimit tha sot: “Nëse nuk veprojmë sot, rreziku i shembjes së platformave të stadiumit Azadi do të jetë serioz. Fatkeqësisht nga neglizhenca e viteve të kaluara janë grumbulluar dëmet në stadiumin Azadi. Çështja tani nuk është vetëm qëndrueshmëria e kolonave dhe platformave. Duhet të rregullohen gjithashtu furnizimi me energji dhe energji elektrike, sistemi i zërit dhe gjëra të tjera në stadium.”

Duke pranuar në mënyrë indirekte mashtrimin dhe vjedhjen sistematike, ai shtoi: “Në bazë të ligjit, një pjesë e të ardhurave nga ndeshjet e zhvilluara në stadiumin Azadi duhej t’i ndahej vetë stadiumit për t’u shpenzuar për rikonstruksionin e tij. Gjërat e këqija që i kanë ndodhur këtij stadiumi në të kaluarën nuk duhet të zgjasin. Nëse kjo situatë vazhdon, ne do të arrijmë në mënyrë të pashmangshme një situatë të papranueshme”.