
Të enjten, Salman Rushdie, romancieri britanik, u sulmua dhe u godit disa herë me thikë në veri të Nju Jorkut, pasi ishte shprehur kundër ekstremistëve islamikë që mbështesin regjimin iranian (në profilin e tij në Tëitter). Policia ka bërë të ditur identitetin e sulmuesit, por ende nuk janë bërë të ditura detaje. Pavarësisht se kush është sulmuesi dhe nëse ai veproi i vetëm apo ky sulm ishte i organizuar, nxitësi dhe pala që është në të vërtetë përgjegjëse për këtë sulm të dënueshëm ishte regjimi iranian dhe lideri i tij suprem. Sulmuesi i Nju Jorkut vetëm sa ka zbatuar dekretin e liderit suprem të regjimit të Iranit dhe është nxitur nga oferta e regjimit për një shpërblim të majmë material dhe një vend në “parajsë”.
Dekreti në fjalë për të vrarë Rushdie u lëshua në shkurt 1989 nga lideri suprem i atëhershëm i regjimit iranian Ruhollah Khomeini. Ali Khamenei, lideri suprem aktual dhe udhëheqësit e tjerë të regjimit ishin zotuar gjithmonë gjatë 34 viteve të fundit se do ta zbatonin këtë fetva anti-islamike dhe kishin vendosur miliona dollarë shpërblim për këtë akt terrorist.
Më 14 shkurt 1993, Khamenei tha: “Imami (Khomeini) gjuajti një shigjetë drejt këtij njeriu që është gënjeshtar dhe shpifës. Shigjeta e tij e ka lënë harkun dhe shënjestrimi është i saktë. Herët a vonë, kjo shigjetë do të godasë objektivin. Dënimi i tij (me vdekje) duhet dhe do të implementohet.”



Më 2 gusht, e përditshmja Etemad raportoi se “288 njerëz kanë kryer vetëvrasje” në Iran brenda vitit të fundit kalendarik pers. “Një humbje jete çdo 16 ditë”, shtoi e përditshmja. Tashmë duket se ky trend është rritur gjatë muajve të fundit për shkak të përkeqësimit të situatës financiare në vend.
Iraniano-amerikanët mbajtën një tubim përpara ndërtesës së Kongresit të SHBA në Capitol Hill të premten, ku i bënë thirrje administratës amerikane t’i mohojë vizën presidentit të regjimit iranian, Ebrahim Raisi, i cili kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork muajin e ardhshëm.
5,000 anëtarë të Njësive të Rezistencës marrin pjesë në fushatën “ne mundemi dhe duhet” për përmbysjen e mullahëve
Ne mundemi dhe duhet ta çrrënjosim varfërinë
Ne mundemi dhe duhet ta çlirojmë Iranin – Abadan
Ne mundemi dhe duhet t’i shpëtojmë punëtorët e mitur – Ahvaz
Ne mundemi dhe duhet të kemi një Iran të lirë dhe të begatë – Behbahan
Rezistenca Iraniane dënon ashpër sulmin ndaj Salman Rushdie në Nju Jork, i cili është nxitur nga fetva e Khomeinit në vitin 1988. Ali Khamenei dhe udhëheqës të tjerë të regjimit klerikal janë zotuar gjithmonë gjatë 34 viteve të fundit se do ta zbatojnë këtë fetva anti-islame.
wASHINGTON, DC – Të premten, 12 gusht 2022, një vit pas marrjes së detyrës nga presidenti i regjimit të Iranit, Ebrahim Raisi, një ekspozitë e hollësishme fotografike përballë Kapitolit të SHBA ekspozoi përfshirjen e tij për katër dekada në shkelje sistematike të të drejtave të njeriut.
Në të gjitha vitet e sundimit të tij, regjimi iranian ka shkelur të drejtat e qytetarëve me metoda mizore dhe shtypëse. Fëmijët kanë qenë gjithmonë viktima të shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut në Iran. Nën regjimin klerik në Iran, të drejtat e fëmijëve shkelen përmes ekzekutimeve, punës së fëmijëve, privimit të arsimit dhe martesës së fëmijëve.
Një e burgosur e quajtur Sahar F. u lidh për 24 orë në krevat në ambulancën e burgut Vakilabad në Mashhad, së bashku me vajzën e saj 12-vjeçare, Tina Gh. Duart dhe këmbët e tyre ishin të lidhura me pranga në shtrat.
Jam vërtet e kënaqur që tju shoh përsëri. Gjatë dy viteve të fundit, për fat të keq ne u privuam nga bashkimi. Banorët e Ashrafit janë të emocionuar që ju shohin këtu në Ashraf-3 sepse ata mund të shohin miqtë e tyre në ditë të vështira. Ato ishin ditë sfiduese, por ne i kapërcejmë të gjitha pengesat me ndihmën dhe mbështetjen tuaj.