Saturday, July 27, 2024

Rekord i Tmerrshëm i Shkeljeve të të Drejtave të Njeriut në Vitin e Parë të Presidencës së Raisit

521 Ekzekutime, Ndëshkime të Tmerrshme me Nxjerrje të Syve, Prerje të Duarve, Ekzekutime Publike, Përshkallëzim i Shtypjes ndaj Grave

Ebrahim Raisi, i njohur si ekzekutuesi i masakrës së vitit 1988, e përfundoi vitin e tij të parë të presidencës me një historik të errët shkeljesh skandaloze dhe sistematike të të drejtave të njeriut. Nën mandatin e tij, regjimi ka rritur në mënyrë të paprecedent ekzekutimet dhe shtypjen, për të shpëtuar teokracinë në pushtet nga shpërthimi i zemërimit të popullit dhe për të vonuar përmbysjen e pashmangshme të saj.

Gjatë vitit të parë të presidencës së tij, e cila filloi më 3 gusht, të paktën 521 të burgosur u ekzekutuan, përfshirë 21 gra dhe gjashtë të mitur në kohën e kryerjes së supozuar të shkeljes. Në 10 ditët e fundit të korrikut, 33 të burgosur u varën dhe ekzekutimet publike rifilluan. Të paktën shtatë të burgosur u vranë nga torturat vitin e kaluar. Shumica e viktimave ishin akuzuar për trafik droge, ndërkohë që IRGC dhe Hezbollah kontrollojnë tregtinë masive të drogës dhe tranzitin e saj jashtë Iranit.

Duke përsëritur se përfshirja me një regjim që shkel në mënyrë skandaloze të gjitha parimet dhe standardet e njohura ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nuk është as legjitime dhe as e justifikuar, zonja Rajavi u kërkoi Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë avokatëve të të drejtave të njeriut, si dhe Bashkimit Europian dhe shteteve të tij anëtare të dënojnë krimet e këtij regjimi mesjetar dhe të marrin masa të menjëhershme për të shpëtuar jetën e mijëra të dënuarve me vdekje. Dosja për shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Khamenei, Raisi dhe udhëheqës të tjerë të regjimit duhet të sillen para drejtësisë për katër dekada krimesh kundër njerëzimit.