
Iranianët liridashës dhe mbështetësit e Organizatës së Muxhahedinëve Popullor të Iranit (PMOI/MEK) kanë mbajtur tubime në gjashtë vende të ndryshme europiane, si dhe në Otava dhe Toronto në Kanada, duke dënuar regjimin e mullahëve që sundon Iranin, duke i bërë thirrje administratës amerikane që t’ia mohojë vizën presidentit të regjimit iranian, Ebrahim Raisi, për Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet muajin e ardhshëm, dhe kanë shprehur mbështetje për Rezistencën Iraniane. Këto tubime u mbajtën të shtunën, më 20 gusht, në Oslo të Norvegjisë, Aarhus të Danimarkës, Gjenevë të Zvicrës, Goteborg të Suedisë, Hamburg të Gjermanisë dhe në Hagë.
Në Oslo, demonstruesit dënuan Raisin për rolin e tij të drejtpërdrejtë në masakrën e verës së vitit 1988 ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe mbështetës të PMOI/MEK. Demonstruesit po i bëjnë gjithashtu thirrje qeverisë së SHBA-së që t’i mohojë Raisit vizën, pasi ai synon të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork muajin e ardhshëm, duke theksuar se në vend të kësaj ai duhet të arrestohet dhe të ndiqet penalisht për shkelje të të drejtave të njeriut dhe krime kundër njerëzimit. Këto tubime i bënë thirrje gjithashtu Uashingtonit dhe qeverive në Evropë që t’i japin fund politikës së tyre shumë të gabuar dhe të dështuar të paqësimit kundrejt regjimit të mullahëve në Teheran.
Në Aarhus, Danimarkë, demonstruesit, përfshirë këtu iranianët liridashës dhe mbështetësit e PMOI/MEK, bënë thirrje për përmbysjen e regjimit të mullahëve nga populli iranian. “Vdekje Khamenei-t dhe Raisit; mallkuar qoftë Khomeini!” thërrisnin ata, duke iu referuar liderit suprem të regjimit Ali Khamenei dhe paraardhësit të tij, Ruhollah Khomeini, themeluesit të regjimit të mullahëve në Iran.
Këta demonstrues mbanin pankarta me mesazhe në gjuhën Farsi që mbështesnin protestat e fundit në qytetin Shahrekord të provincës Chaharmahal & Bakhtiari në jugperëndim të Iranit, ku vendasit vuajnë nga mungesa e madhe e ujit, madje nuk kanë patur ujë të pijshëm për dy javë.



Gjatë fjalimeve të tyre në predikimet e namazit të xhumasë këtë javë, disa nga përfaqësuesit e Udhëheqësit Suprem të regjimit në qytete të ndryshme përdorën skenën për të paralajmëruar bazën e ndjekësve të regjimit për rezistencën e organizuar dhe fatin e errët të regjimit nëse forcat e tij humbin nga sytë kërcënimet e ardhshme.
Duke iu përgjigjur propozimit të BE-së se si të ringjallet marrëveshja bërthamore e vitit 2015, regjimi iranian ka zgjedhur një ton luftarak për të shtyrë Shtetet e Bashkuara të pranojnë kushtet e saj dhe disa zyrtarë shtetërorë kanë kërcënuar me mundësinë e një bombe bërthamore ose një rritje të sulmeve terroriste në rajon.
Gazeta shtetërore Setareh Sobh shkroi më 20 gusht: «Mesatarisht, rreth 800 familje humbasin njerëzit e tyre më të dashur çdo vit për shkak të neglizhencës dhe lakmisë së punëdhënësve. Ata që kërkojnë të sigurojnë interesat e tyre dhe vendosin politika të gabuara, në disa raste, kanë shkaktuar katastrofa njerëzore si shembja e minierës së qymyrit Zemestan Surat, shembja e Metropolit të Abadanit dhe ndërtesa Plasko në Teheran, e cila është shumë e hidhur dhe kujtimet e paharrueshme janë gdhendur përgjithmonë në mendjet e njerëzve.”
FOTO
Gjatë një programi televiziv të transmetuar nga televizioni shtetëror Ofogh, zyrtarët shtetërorë mburreshin se Teherani i ka përdorur bisedimet bërthamore si maskim për avancimin e programit të tij bërthamor.
Të dielën, katër të burgosur u ekzekutuan në Burgun Arak, ku katër të tjerë ishin ekzekutuar tashmë të mërkurën e kaluar. Më 18 dhe 15 gusht, një i burgosur në Birjand, një në Khorramabad, dy në Shiraz dhe një i burgosur në Sari u ekzekutuan. Dy të burgosur të tjerë ishin planifikuar të ekzekutoheshin në Arak të dielën, por u kthyen në qelitë e tyre në momentin e fundit, në përputhje me tendencën e gjyqësorit të regjimit iranian për të zbatuar dhe për të vonuar në mënyrë arbitrare dënimet me vdekje, duke përhapur një ndjenjë që njihet gjerësisht si një formë torture psikologjike.
Njësitë e Rezistencës në Teheran vazhduan aktivitetet e tyre kundër represionit të mërkurën në mbrëmje, më 17 gusht në 19:50 me orën lokale duke transmetuar thirrje kundër regjimit mbi një sistem njoftimi publik në Bulevardin Jalal Aal-Ahmad, Boustan Qezel Qaleh. Ata transmetuan slogane të tilla si “Regjimi i mullahëve duhet të përmbyset”, “Vdekje Khameneit! Rroftë Rajavi!”, “MEK mbështet punëtorët dhe të privuarit në luftën e tyre”, “As kurorë, as çallmë, ditëve të mullahëve i ka ardhur fundi”, “Do ta rimarrim Iranin” dhe “Raisi! Ti je ekzekutuesi i masakrës së 1988-ës”.
Regjimi i mullahëve vari pesë të burgosur në burgun Yazd të enjten, më 18 gusht. Tre nga viktimat (Hamid, Khodarahm Naroui dhe Saeed Kashani) kishin qenë në burg për tetë vjet. Kjo e çon në 14 numrin e ekzekutimeve në pesë ditët e fundit.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian njoftuan përmes zëdhënësve se po “studonin” përgjigjen ndaj asaj që është quajtur “teksti përfundimtar” i një marrëveshjeje për të rivendosur paktin bërthamor të Iranit të vitit 2015. Deklaratat përkatëse hedhin menjëherë dyshime mbi perspektivën e një zgjidhjeje të suksesshme të procesit të negociatave që është zhvilluar, me ndërprerje, për më shumë se 17 muaj.