
Përditësimi i fundit: 6:30 pm CET
Të mërkurën, në ditën e 76-të të kryengritjes mbarëkombëtare të Iranit, shoferët e kamionëve në mbarë vendin bëjnë qëndresë dhe vazhdojnë grevën e tyre mbarëkombëtare kundër regjimit të mullahëve. Aktivistët në shumë qytete raportojnë se kamionistët vendas po i bashkohen fushatës anti-regjim duke e ditur impaktin që po shkakton lëvizja e tyre mbi regjimin. Njerëzit në qytete të ndryshme po vazhdojnë protestat e tyre me tubime të nates dhe masa të tjera për të shprehur urrejtjen e tyre ndaj regjimit të mullahëve.
Protestat në Iran janë zgjeruar deri më sot në të paktën 277 qytete. Mbi 680 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 30,000 të tjerëjanë arrestuar nga forcat e regjimit, sipas burimeve të opozitës iraniane, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Emrat e 541 protestuesve të vrarë janë publikuar nga PMOI/MEK.
Të martën në mbrëmje njerëzit në dhjetëra qytete dolën në rrugë për të festuar humbjen e ekipit të futbollit të regjimit kundër SHBA-së në Kupën e Botës 2022 në Katar. Populli iranian ka festuar për faktin se ata nuk e konsiderojnë këtë ekipi futbolli si ekipin e tyre kombëtar, por si një ekip që përfaqëson liderin suprem të regjimit iranian Ali Khamenei dhe regjimin e mullahëve.
November 29 – Tehran, #Iran
Locals in the capital's Abdulabad district celebrated the loss of Khamenei's team in #WorldCup2022 on the 75th night of the nationwide uprising.#IranRevolution2022 pic.twitter.com/KW8ir3JnA1— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 30, 2022
Njerëzi në pjesë të ndryshme të Teheranit gjithashtu thërrisnin slogane kundër regjimit, duke përfshirë “Mullahët duhet të zhduken!” “Ne nuk do të kemi një shtet për sa kohë që mullahët janë në pushtet!” “Kaq shumë vite krime! Vdekje regjimit të mullahëve!”
November 30 – Bandar-e Anzali, northern #Iran
Locals gathered for the funeral of Mehran Samak, killed last night by the regime's security forces, began chanting "Death to the dictator!" among other anti-regime slogans.#IranRevolution2022
#مهران_سماک pic.twitter.com/SzwGj8QQbZ— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 30, 2022



Dita e 75-të e kryengritjes, demonstrata të natës në të gjithë Iranin, greva nga shoferët e kamionëve, punëtorët, infermierët
Protesta në Iran-Nr. 163
Bazuar pjesërisht në raportimet e Rrjetit të PMOI (MEK) në Iran
Goteborg, Suedi-26 nëntor 2022: Iranianët liridashës dhe mbështetësit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) mbajtën një tubim në solidaritet me kryengritjen e popullit iranian.
Gratë e guximshme iraniane, të mbështetura nga një brez të rinjsh, të arsimuar dhe duke ditur të drejtat e tyre të patjetërsueshme, e kanë hedhur poshtë hapur dhe egërsisht diktaturën brutale fetare të Ali Khameneit dhe të gjithë besnikëve dhe apologjetëve të tij në kërkim të drejtësisë dhe të drejtave të barabarta.
Sot, në ditën e 74 të kryengritjes në Iran, studentët dhe protestuesit iranianë mbajtën akte simbolike solidariteti me një grua të re të verbuar nga forcat e sigurisë në Bandar Abbas, në jug të Iranit. E reja ishte Ghazal Ranjkesh, #GhazalRanjkesh, studente juridike. Ajo u qëllua në sy kur kthehej në shtëpi me nënën e saj më 15 nëntor 2022.
Një gjykatës ka vendosur se Garda Revolucionare e Iranit është një “entitet terrorist” sipas ligjit kanadez, duke i shtuar karburant debatit se si të merret me degën e forcave të armatosura të Teheranit.
Kryengritja mbarëkombëtare e Iranit po shënon ditën e saj të 74-të të hënën, pasi shoferët e kamionëve në shumë qytete në të gjithë vendin kanë hyrë në grevë së fundmi, me më shumë që iu bashkuan lëvizjes të dielën. Studentët e kolegjeve në qytete të ndryshme kanë vazhduar mitingjet dhe tubimet e tyre, duke protestuar kundër masave të regjimit shtypës ndaj gjithë shoqërisë dhe veçanërisht shokëve të tyre të klasës.
Protesta në Iran – Nr. 161