Sipas raporteve më të fundit, protestuesit në të paktën 277 qytete në të gjithë 31 provincat e Iranit kanë dalë në rrugë për 76 ditë me rradhë deri tani duke kërkuar të përmbysin regjimin e mullahëve. Mbi 660 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë të regjimit dhe të paktën 30,000 të tjerë janë arrestuar, sipas burimeve të lidhura me opozitën iraniane PMOI/MEK.
Përditësimi i fundit: 6:30 pm CET
Të mërkurën, në ditën e 76-të të kryengritjes mbarëkombëtare të Iranit, shoferët e kamionëve në mbarë vendin bëjnë qëndresë dhe vazhdojnë grevën e tyre mbarëkombëtare kundër regjimit të mullahëve. Aktivistët në shumë qytete raportojnë se kamionistët vendas po i bashkohen fushatës anti-regjim duke e ditur impaktin që po shkakton lëvizja e tyre mbi regjimin. Njerëzit në qytete të ndryshme po vazhdojnë protestat e tyre me tubime të nates dhe masa të tjera për të shprehur urrejtjen e tyre ndaj regjimit të mullahëve.
Protestat në Iran janë zgjeruar deri më sot në të paktën 277 qytete. Mbi 680 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 30,000 të tjerëjanë arrestuar nga forcat e regjimit, sipas burimeve të opozitës iraniane, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Emrat e 541 protestuesve të vrarë janë publikuar nga PMOI/MEK.
Të martën në mbrëmje njerëzit në dhjetëra qytete dolën në rrugë për të festuar humbjen e ekipit të futbollit të regjimit kundër SHBA-së në Kupën e Botës 2022 në Katar. Populli iranian ka festuar për faktin se ata nuk e konsiderojnë këtë ekipi futbolli si ekipin e tyre kombëtar, por si një ekip që përfaqëson liderin suprem të regjimit iranian Ali Khamenei dhe regjimin e mullahëve.
November 29 – Tehran, #Iran
Locals in the capital's Abdulabad district celebrated the loss of Khamenei's team in #WorldCup2022 on the 75th night of the nationwide uprising.#IranRevolution2022 pic.twitter.com/KW8ir3JnA1— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 30, 2022
Njerëzi në pjesë të ndryshme të Teheranit gjithashtu thërrisnin slogane kundër regjimit, duke përfshirë “Mullahët duhet të zhduken!” “Ne nuk do të kemi një shtet për sa kohë që mullahët janë në pushtet!” “Kaq shumë vite krime! Vdekje regjimit të mullahëve!”
November 30 – Bandar-e Anzali, northern #Iran
Locals gathered for the funeral of Mehran Samak, killed last night by the regime's security forces, began chanting "Death to the dictator!" among other anti-regime slogans.#IranRevolution2022
#مهران_سماک pic.twitter.com/SzwGj8QQbZ— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 30, 2022