Protesta në Iran-Nr. 163
Protesta dhe greva të studentëve, punëtorëve dhe shoferëve, protesta të natës
Të hënën në mbrëmje, më 28 nëntor, natën e 74-të të kryengritjes, njerëzit në pjesë të ndryshme të Teheranit dhe në shumë qytete të tjera organizuan protesta të natës duke thirrur “Vdekje Khameneit”, “Poshtë diktatori”, “Asnjë komb nuk ka patur ndonjëherë një udhëheqës kaq të turpshëm ( Khamenei)”. Edhe banorët në pjesë të tjera të kryeqytetit, duke përfshirë Narmak, Chitgar, Tehranpars, Payambar Markazi, Sadeghieh, Ariashahr, etj., mbajtën protesta të natës. Në rrugën Nabovat në Sanandaj dhe Mashhad, njerëzit u mblodhën dhe thërrisnin: “Ky vit është viti i sakrificës; Seyyed Ali (Khamenei) do të rrëzohet nga pushteti”.
Mëngjesin e të hënës, studentët në universitete të ndryshme, duke përfshirë Universitetin Sharif, Fakultetin e Matematikës dhe Letërsisë të Universitetit Melli, Fakultetin e Arteve të Teheranit dhe Universitetin e Teknologjisë të Sirjan, organizuan protesta. Studentët dhe profesorët në Fakultetin e Psikologjisë dhe Shkencave Edukative të Universitetit të Teheranit zhvilluan një protestë kundër shtypjes ndaj studentëve dhe profesorëve dhe dënuan vrasjen dhe arrestimin e adoleshentëve dhe të rinjve.
Në Karaj, studentët protestuan duke thirrur “Vdekje Khameneit”. Të rinjtë sfidues i vunë zjarrin një posteri të madhe të vendosur nga qeveria në rrugën Jordan në Teheran dhe një flamuri të forcave paramilitare Basij në Babolsar. Ata gjithashtu vendosën në autostradat e Teheranit pankarta ku shkruhej: “Jetë të gjatë rezistencës nga Khash në Mahabad”. Mbrëmjen e së dielës, më 27 nëntor, të rinjtë në Saqqez sulmuan me kokteje molotov shtëpinë e dy informatorëve të regjimit. Në Yazd, ata i vunë flakën një posteri me foton Khameneit. U dogjën edhe një flamur i Qassem Soleimanit (ish-komandant famëkeq i forcës Quds) në Anar të Kermanit dhe një bazë e forcave Basij në Rahimabad të Rudsarit. Të hënën, njësoj si ditët e mëparshme, një numër i madh i familjarëve të të arrestuarve vazhduan tubimin jashtë burgut famëkeq Evin. Kortezhi i varrimit të Shouresh Niknam u mbajt në agim të së hënës në fshatin Jugheh të Mahabad.
Punëtorët e Kompanisë së Çelikut në Esfahan vazhduan grevën dhe atyre iu bashkuan edhe shoferët. Si rezultat, linjat e ngarkimit u ndërprenë, konteinerët nuk u ngarkuan dhe vinçat nuk u vunë në punë. Shoferët e kamionëve hynë në grevë në terminalet e Tabriz, Qorveh, Marand, Bandar Shapur, Shahreza, Yazd, Saveh, Hamedan, Qazvin, Kermanshah, Yazdanshahr, Kashan dhe Rasht. Punëtorët e fabrikës së automobilave Morattab nisën ditën e tretë të grevës.
Agjencia shtetërore e lajmeve Mehr, më 28 nëntor, raportoi se Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të regjimit kishte njoftuar se nuk do të kishte asnjë bashkëpunim me misionin ndërkombëtar të OKB-së për gjetjen e fakteve. Sipas rrjetit televiziv shtetëror, më 28 nëntor, shefi i gjyqësorit të regjimit, Gholam-Hossein Eje’i, tha: “Të gjitha provincat, veçanërisht Teherani, janë udhëzuar të mos tregohen të butë me ata që përhapin fjalë të paarsyeshme apo gënjeshtra.” Kjo pasqyron frikën e regjimit nga përhapja e lajmeve në lidhje me protestat në të gjithë vendin.
Farhad Ghahremani, i cili u arrestua jashtë zyrës së gjyqësorit të regjimit shtatorin e kaluar për pjesëmarrje në tubimin “Jo ekzekutimit”, u gjykua të hënën, më 28 nëntor, i akuzuar për “prishje të qetësisë dhe rendit publik”. Ai u plagos rëndë në sulmin e forcave shtypëse në burgun Evin dhe u transferua në burgun e Madh të Teheranit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-Paris)
29 nëntor 2022
November 28 – Kermanshah, western #Iran
Truck drivers are on strike and continuing the nationwide protests against the regime on the 74th day of the uprising.#IranRevolution2022#اعتصابات_سراسریpic.twitter.com/2Gdph550al— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 28, 2022
Babolsar, northern #Iran
Locals set ablaze a poster of the regime's IRGC paramilitary Basij. This follows a recent speech by regime Supreme Leader Ali Khamenei praising the Basij.#IranRevolution2022#مرگ_بر_ستمگر_چه_شاه_باشه_چه_رهبر pic.twitter.com/Xna8BBCBMY— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 28, 2022