Një skenë protestash në Iran
Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) më 11 janar 2020.
Njëkohësisht me Teheranin, demonstratat në protestë kundër rrëzimit të avionit komercial ukrainas nga IRGC janë përhapur edhe në qytete të tjera, duke përfshirë Isfahan, Mashhad, Shiraz, Sanandaj, Babol dhe Lahijan (në Iranin verior).
Në Teheran, protestuesit pranë Hafez Bridge thërrisnin, “Vdekje tiranit, qoftë ai Shahu apo Lideri (Khamenei).”
Në Isfahan, njerëzit zhvilluan protesta në urën historike Siyo-Sepol e në pjesë të tjera të qytetit, duke thirrur, “Kryekomandant i Forcave të Armatosura, dorëzohu, dorëzohu,” “IRGC kryen krime, lideri e mbështet,” “E kanë vrarë elitën tonë, dhe e kanë zëvendësuar me mullahë,” “Asnjë komb nuk ka parë kaq shumë krime,” “Do ta vras atë që më vrau vëllanë,” “Khamenei ki kujdes, ne jemi populli dhe jo banditë,” dhe “Diktator dhe IRGC, ju jeni DAESH-i (ISIS) ynë.”
Forcat represive qëlluan me saçma dhe hodhën gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën.
Në kampusin e universitetit Bu-Ali në Hamedan, studentët thërrisnin, “IRGC e paaftë, turp të kesh.” Në lagjen Ma’ali-abad të Shirazit, njerëzit zhvilluan një protestë, siç bënë edhe studentët në Universitetin Nushirvan në Bobol, duke thirrur me sllogane anti-regjim.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
11 janar 2020