Saturday, July 27, 2024

Ritmi i përshpejtuar i varfërisë në Iran

NCRI – Ritmi i përshpejtuar i rritjes së varfërisë në Iran është për shkak të korrupsionit të panumërt të zyrtarëve të qeverisë. Efektet e dëmshme të varfërisë mes njerëzve janë aq të dukshme, sa edhe mediat shtetërorë dhe zyrtarët e regjimit janë detyruar ta pranojnë këtë fakt, në mënyrë të pashmangshme.

“Tani për tani, ka rreth 10 deri në 12 milionë njerëz në varfëri absolute”, tha Parviz Fattah, kreu i të ashtuquajturit Komiteti i Ndihmës Khomeini. “Por nëse treguesit janë përcaktuar saktë dhe ne duam të rrisim nivelin e mirëqenies së komunitetit, atëherë rreth 16 – 20 milionë njerëz në vend mund të konsiderohen në

rrethin e varfërisë absolute”.