Friday, March 29, 2024

Një çift i krishterë arrestohet në Iran

 NCRI – Të mërkurën, më 20 shtator, një çift i krishterë u arrestua nga forcat e sigurisë, pasi u thirr në zyrën e inteligjencës së regjimit iranian në Teheran. Këta të rinj të krishterë akuzohen, se në një ceremoni varrimi në varrezat Behesht-e Zahra të Teheranit u sollën sipas ritualeve të krishtera dhe krishterimit.

Sipas raportit, më 10 shtator të këtij viti, Mehrdad Houshmand dhe gruaja e tij Sarah Nemati morën pjesë si krishterë të rinj në ceremoninë e varrimit që u mbajt në pjesën 300 të varrezave Behesht-e Zahra. Gjatë ceremonisë, ata mbajtën një ritual dhe lutje sipas mënyrës së tyre fetare.