Sunday, September 8, 2024

Iran – Qom: Ekzekutohen vendimet për prerjen e duarve tre të burgosurve dhe kryhet ekzekutimi i katër të tjerëve.

 NCRI – Zëvendës prokurori i regjimit iranian në qytetin Qom njoftoi, se tre personave të akuzuar për vjedhje iu prenë duart dhe në të njëjtën kohë katër të tjerë të akuzuar për krime të lidhura me drogën u ekzekutuan në burgun qendror të Qom-it.

Sipas agjencisë së lajmeve të radios dhe televizionit të regjimit iranian më 21 shtator, zëvendësprokurori i quajtur Younes Davoudi shpalli zyrtarisht dënimet e lartpërmendura.

Vlen të përmendet se në muajin qershor, në Teheran dy të rinj të akuzuar për vjedhje u dënuan me prerjen e gishtave nga dega e 11-të e gjykatës penale në provincën e Teheranit.

“Unë kam qenë i detyruar të vjedh për të përballuar me para kimioterapinë e gruas sime”, tha një nga të akuzuarit.