Friday, July 26, 2024

Miting proteste të mijëra iranianëve në Pasargade, vendi i varrit të Kirit të Madh

E Premte, 28 tetor 2016
NCRI – Të premten në mëngjes, 28 tetor, mijëra njerëz nga qytete të ndryshme të Iranit morën pjesë në një protestë kundër politikave të regjimit klerikal në Pasargade, vendi i varrit të Kirit të Madh. Mitingu u zhvillua me rastin e ditëlindjes së tij. Protestuesit përshkruan Kirin si krenaria e çdo iraniani dhe një figurë themelore në krijimin e parimeve të të drejtave të njeriut.

Protestuesit thërrisnin: “Liria e mendimit nuk mund të ndodhë me mjekra që shprehin besimin se regjimi teokratik dhe fundamentalist i Iranit e urren lirinë e mendimit”. Turma brohoriste slogane, si, “Irani është vendi ynë, Kiri është ati ynë,” dhe “sundimi klerik është sinonim vetëm me tiranisë, vetëm me luftën.”


Për shkak të shqetësimit të regjimit ndaj këtij mitingu, autoritetet morën masa të shumta në ditët e fundit për të kufizuar shtrirjen dhe ndikimin e tij. Vizitat në Pasargde ishin anulluar. Më pas, u përhapën fjalë se Passargade ishte mbyllur tërësisht dhe se askush nuk mund të shkonte atje. Shërbimi i internetit në atë zonë është prerë që nga 26 tetori dhe banorët aty pranë thanë se nuk u lejuan të kishin mysafirë gjatë periudhës.
Të gjitha rrugët që çojnë në Pasargade u mbyllën që nga e premtja në mëngjes dhe një numër i madh i agjentëve të inteligjencës dhe të sigurisë me rroba civile u vendosur në afërsi të varrit dhe rrugët kryesore të tij.
Megjithatë, asnjë nga këto skema nuk mundi të parandalojë bërjen e grumbullimin. Kolona e gjatë e automjeteve dhe shtrirja e madhe e pjesëmarrësve ishin shenja të qarta të urrejtjes së popullit iranian ndaj regjimit. Ky regjim është i paaftë të mbahet në këmbë kundër dëshirës dhe vullnetit të popullit iranian për të arritur demokracinë dhe sovranitetin popullor.