E mërkurë, 21 dhjetor 2016
NCRI – Në një sesion të parlamentit në Dhomën e Lordëve, me praninë e përfaqësuesit të qeverisë, parlamentarët dënuan rritjen e numrit të ekzekutimeve, si dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut në Iran nga ana e regjimit të mullahëve ‘.
Në këtë takim, përfaqësuesi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e auditimit të regjimit, si dhe zgjerimin e sanksioneve ndaj Iranit për shkeljen e të drejtave të njeriut.