Indinjatë e regjimit iranian për protestat globale kundër vrasjes së njerëzve në Aleppo

390

E mërkurë, 21 dhjetor 2016

 

NCRI – I tërbuar nga manifestimet e mëdha të protestës përpara ambasadave të regjimit në Turqi, Francë dhe Angli, ambasadori i regjimit iranian në Londër ‘Hamid Baeidinejad’ shkroi: “duke përdorur përhapjen e lajmeve të mediave perëndimore, disa grupe keqdashëse u përpoqën të mblidhnin njerëz të pavetëdijshëm për të protestuar para ambasadave iraniane … informacione të besueshme tregojnë se PMOI nën maskën e mbështetjes humanitare të popullit në Aleppo ka luajtur një rol kyç në aktivitete të tilla. Le të jemi syhapur “.

Duhet theksuar se të shtunën 17 dhjetor, demonstrata të shumata  janë bërë para ambasadave regjimit në vende të ndryshme, gjatë të cilave demonstruesit dënuan vrasjen e njerëzve në Aleppo nga ana e Gardës Revolucionare të regjimit iranian.