E mërkurë, 21 dhjetor 2016
Irani brutalizon Aleppon, duke kryer ‘krimet më barbare të luftës’ të shekullit të 21-të, ky është titulli i një artikulli nga Rowan Scarborough i botuar në The Washington Times të martën, 20 dhjetor 2016, në vijim është teksti i plotë:
Forca brutale Quds e Gardës Revolucionare Islame të Iranit ka luajtur një rol kryesor në rrëmbimet në Aleppo, ndërtimin e një rrjeti bazash rreth qytetit sirian dhe drejtimin e milicëve nga Libani, Iraku dhe Afganistani për të bërë vrasje, thotë një grup i opozitës iraniane në një raport të ri të inteligjencës.
“Fakti është se Aleppo ka qenë e pushtuar nga IRGC dhe mercenarët e saj”, thonë muxhahidinët e Popullit të Iranit, ose MEK-u, grupi më i madh i opozitës ndaj mullahëve islamë që sundojnë Iranin. “Ekzekutimet masive, parandalimi i transferimit të civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë, [dhe] sulmi i civilëve, të gjitha janë bërë nga forcat e regjimit të mullahëve.”