Saturday, July 27, 2024

Djali  i Ajetullah-ut rrëfen: Të gjithë jemi të mbërthyer në moçalin sirian. Jemi të gjithë të fundosur.

E mërkurë, 14 shtator 2016 

NCRI – Në një rrëfim domethënës, Mehdi Khazali, i biri i Mulla Khazali-t, i cili prej vitesh ka pasur poste të ndryshme në regjimin iranian, e ka përshkruar përfshirjen e regjimit në luftën në Siri si “të gabuar” dhe si “moçalin e regjimit”. Ai tha se regjimi është mbërthyer tani në këtë moçal.

 

Në një intervistë të dielën në 11shtator, tani në dispozicion në internet, në përgjigje të një pyetje në lidhje me Sirinë, Khazali tha se, përfshimi në luftën siriane ishte i gabuar. Ai shtoi: “në qoftë se Forcat Quds nuk do të kërkonin shumë, Bashar Asad do të ishte rrëzuar përfundimisht që në 2011 dhe një regjim demokratik do të kishte zënë vendin e tij … i jepnim Sirisë naftë falas për 30 vjet. E pra, jepi naftë falas kujtdo dhe ai do të bëhet miku juaj. “

Khazali shtoi: “Faktikisht, duket se nuk e patëm mjaft luftën 8-vjeçare me Irakun dhe tani përfshihemi në luftën në Siri. Është gabim dhe nuk duhet të kishim ndërhyrë. Unë paralajmërova disa herë  … por një i marrë mund të hedhë një gur në një pus dhe një njëqind të mençur nuk mund ta nxjerrin dot dhe kjo është situata jonë e tanishme … Është menaxhimi i keq i Ghasem Soleimani-t që solli në krijimin e ISIS-it dhe na ka çuar në situatën aktuale. “