Saturday, September 23, 2023

Me “Gënjeshtra të Paturpshme,” Teherani Shpreson ta Zbusë Zemërimin Publik Për Koronavirusin

 

Iran’s regime acknowledges to MEK’s role in Iran protestsProtestat e Iranit – nëntor 2019

Në mes të marsit, presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani e lavdëroi regjimin e tij supozimisht për transparencën lidhur me krizën e koronavirusit në vend. “E mësuam më 19 shkurt se koronavirusi kishte ardhur,” tha ai. “Më pas u njoftua populli. Nuk vonuam as edhe një ditë.” Siç ka thënë Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, NCRI, kjo ishte pjesë e “gënjeshtrave të paturpshme” të regjimit, dhe veçanërisht të Rouhani-t. Këto gënjeshtra me sa duket vazhdojnë edhe sot dhe përfshijnë llogaritjet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të cilat raportojnë dhjetëra mijëra më pak raste sesa numri i vërtetë i rasteve fatale të Covid-19 .

NCRI e ka gjurmuar numrin e vërtetë të vdekjeve që nga zbulimi më 19 shkurt. Sipas raporteve të mbledhura nga Rezistenca Iraniane, numri i rasteve në atë kohë tregonte për një shpërthim të sëmundjes që kishte qenë aktiv për një disa kohë. Kjo u konfirmua më vonë kur Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) siguroi dokumente nga Organizata Kombëtare e Emergjencave, të cilat listonin disa raste të dyshuara për infektim me koronavirus që datonin gati një muaj përpara njoftimit të regjimit.

Teherani është mbështetur gjithnjë e më shumë tek Kina si një litar shpëtimi ekonomik, dhe udhëtimet mes dy vendeve janë shtuar paralelisht. Për më tepër, regjimi iranian i ka dhënë përparësi interesave të veta në kurriz të jetës së njerëzve. Kështu, mos-gatishmëria e tij për t’i ndryshuar politikat ekzistuese çoi në refuzimin e hershëm të regjimit për t’i limituar këto udhëtime. Në fakt, edhe pas mbylljes së kufijve iranianë, Mahan Airlines ka vazhduar të fluturojë drejt Kinës dhe nga Kina me urdhër të Gardës Revolucionare (IRGC).