Iran: Në Mungesë të Një Strehe, Njerëzit Flenë në Autobusë

532

“Ata duhet të ndërrojnë autobusin çdo 45 minuta. Kështu i kalojnë netët e tyre, duke fjetur në autobusë ndërsa durojnë temperaturat nën zero,” raportonte media shtetërore e Iranit më 29 dhjetor, duke pohuar tragjedinë e njerëzve që flinin në autobusë.

Rritja e varfërisë së qytetarëve i ka lënë iranianët pa zgjidhje tjetër veçse të marrin masa ekstreme për të mbijetuar. Këtu përfshihen banorët e varreve dhe grumbulluesit e plehrave, njerëzit që marrin me qira çatitë, banorët e lagjeve të varfëra, gratë që jetojnë në gropa dhe kanale dhe tani, edhe njerëzit që flenë në autobusët e transportit publik (BRT).

“Fjetja në BRT është zgjedhja e tyre e vetme dhe një vend në autobus është kështjella e tyre e lirë në kryeqytet. Por kjo shtëpi e lirë u kushton atyre nga 3.5 deri në 7.5 milion rial (20-30 USD) në muaj. Ata janë të punësuar, por pagat e tyre minimale i pengojnë të marrin një dhomë me qira”, shkruante shtetërorja Tejarat News më 29 dhjetor.

“Raportet tregojnë se 60 deri në 70% e të ardhurave të familjeve urbane shpenzohen për banim. Banesat e shtrenjta i detyrojnë shumë njerëz të zhvendsen në periferi të qytetit, ku disa nuk mund të përballojnë as një vend në lagjet e varfëra,” shton Tejarat News.