Saturday, July 27, 2024

Mesazhi i Maryam Rajavi për Vitin e Ri 2022

Maryam Rajavi: Fundi i regjimit vrasës në Iran është fillimi i një bote të çliruar nga burgu i fondamentalizmit dhe terrorizmit

Miq të dashur, bashkatdhetarë, dhe mbështetës të Rezistencës Iraniane në mbarë botën!
Në vigjilje të Vitit të Ri, në emër të Rezistencës së popullit iranian, ju uroj me zemër të gjithëve shumë bekime me ardhjen e vitit 2022.
Kombit tonë të madh i uroj triumfin e lirisë, demokracisë, paqes, dhe drejtësisë. Lutem që Irani, Lindja e Mesme, dhe e gjithë bota të çlirohen nga efektet e pandemisë globale, si dhe nga terrorizmi, luftënxitja, dhe represioni fondamentalist i regjimit iranian.
Me Vitin e Ri vjen një shpresë dhe vendosmëri e re për të ndryshuar atë që duket e pamundur dhe për t’i kapërcyer pengesat e mposhtur dëshpërimin.
Çlirimi i Lindjes së Mesme dhe botës nga rreziqet e programit bërthamor të regjimit iranian, injorancës së plotë dhe politikave të tij regresive, krimeve, dhe dhunës së grupeve proksi të tij, do të realizohet duke mbështetur të drejtën e popullit iranian për t’u ngritur dhe rezistuar, dhe jo përmes politikave paqësuese.
E fillojmë Vitin e Ri me një mesazh drejtuar gjithë popujve të botës që t’i bashkohen përpjekjes së popullit iranian për t’i dhënë fund fashizmit fetar në Iran dhe mjerimit që ai sjell për të gjithë.
Fundi i regjimit vrasës në Iran është fillimi i një bote të çliruar nga burgu i fondamentalizmit, terrorizmit, dhe luftërave.
Zoti ju bekoftë të gjithëve.