Mini Raporti i së Martës për Iranin – 29 Janar 2019

  • Agjensia e BE-së Thotë se Irani Ka Mundësi ta Shtojë Spiunazhin Kibernetik

Ka mundësi që Irani t’i zgjerojë veprimtaritë e spiunazhit kibernetik ndërkohë që marrëdhëniet e tij me fuqitë perëndimore përkeqësohen, tha të hënën agjensia e sigurisë dixhitale e Bashkimit Europian.

Iran: Po Vjen 40-Vjetori i një Fashizmi Fetar

 

Nga Shahriar Kia

40-vjetori i Revolucionit anti-monarkik të 1979-ës do të jetë muajin që vjen. Regjimi iranian ka në plan ta bëjë të madh këtë përvjetor dhe po mundohet shumë që të duket sikur këto 40 vite kanë qenë një sukses.

Mini Raporti i së Shtunës për Iranin – 26 Janar 2019

  • Franca i Thotë Iranit se do të Ketë Sanksione të Tjera Nëse Bisedimet për Raketat Dështojnë

Franca është e gatshme të vërë sanksione të mëtejshme kundër Iranit nëse nuk bëhet progres në bisedimet mbi programin e tij balistik, tha të premten ministri i jashtëm francez.

Regjimi Iranian Pranon Dështimin në Censurimin e Internetit

Regjimi Iranian është përpjekur pa sukses ta censurojë përdorimin e internetit në Iran, pranoi të hënën Presidenti iranian Hassan Rouhani, pa e dënuar këtë praktikë e cila është një shkelje e qartë e të drejtave të popullit iranian.

SHBA Sanksionon Dy Grupe Terroriste të Mbështetura nga Irani që Luftojnë për Assad-in në Siri

Departamenti amerikan i Thesarit shtoi të enjten në listën terroriste dy grupe militante të mbështetura nga regjimi iranian, të cilat luftojnë në emër të diktaturës brutale të Bashar al-Assad në Siri.

Konferenca e Varshavës po e përshkallëzon presionin mbi regjimin iranian

 

25 janar 2019 – Ministri i Jashtëm i Bahreinit, Khalid bin Ahmed Al Khalifa, ka thënë se do të flasë për terrorizmin shumë-faqësh të regjimit iranian gjatë Konferencës në Varshavë ku ministrat e jashtëm do të fokusohen në Lindjen e Mesme.

SHBA Mbështet Gjermaninë në Sanksionimin e Mahan Air të Regjimit Iranian

Qeveria gjermane sanksionoi kompaninë ajrore iraniane Mahan Air të hënën, që do të thotë se avionët e saj nuk do të mund të zbresin më në aeroportet gjermane, duke cituar si arsye përdorimin e kësaj kompanie nga Regjimi Iranian për të transportuar para dhe luftëtarë  tek proksit terroristë në Lindjen e Mesme, si dhe për të mbështetur regjimin e Bashar Assadit në Siri.

Shefi Bërthamor i Regjimit Iranian Mburret për Shkeljen e Marrëveshjes Bërthamore

 Shefi bërthamor i Iranit, Ali Akbar Salehi, tha të martën se Irani do t’i vazhdojë veprimtaritë e tij në impiantin e rëndë në Arak, do të transferojë 30 ton uranium të papastër në objektin e konvertimit në Natanz, si dhe të ndërtojë dy reaktorë të tjerë bërthamorë në provincën Bushehr, pavarësisht faktit se bën ende pjesë në paktin bërthamor të 2015-ës.

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 24 Janar 2019

 

  • Irani Ka Arrestuar 7,000 Disidentë në ‘Vitin e Turpit’, Thotë Amnesty 

    The Guardian: Autoritetet iranaine kanë arrestuar mbi 7,000 disidentë vitin e shkuar me masa të rënda shtypëse që kanë rezultuar në burgosjen apo goditjen me kamzhik të qindra personave, vrasjen e të paktën 26 protestuesve, dhe vdekjen në burg të nëntë njerëzve në rrethana të dyshimta, sipas Amnesty International.

Rouhani Pranon se Nuk Ka Shtyp të Lirë në Iran

Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani e pranoi se shtypi i lirë nuk ekziston në Iran, gjatë një takimi me drejtuesit e lartë të Ministrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të hënën, siç duket, duke kritikuar faktin se të gjitha mediat e vendit drejtohen nga shteti.