Friday, September 20, 2024

IRAN: Sulm i Dhunshëm ndaj Minoriteteve Fetare në Burg

 

Rojat iraniane të burgut, agjentët e inteligjencës, përfaqësuesit e burgut, hetuesit, dhe kujdestarët e burgut sulmuan brutalisht disa të burgosur të një minoriteti fetar në një burg në Karaj të provincës Alborz, të mërkurën, duke u thyer këmbët disave prej të burgosurve.

Gjatë një mësymjeje në Sallën 21 të Godinës 7 të burgut Raja’iShahr, nën urdhrat e kujdestarit Ziaei, njësitë anti-rebelim përdorën gaz lotsjellës për të nënshtruar të burgosurit Sunni përpara se t’i rrihnin me shkopinj. Sipas raporteve, qindra roja anti-rebelim u përfshinë në këtë sulm mizor, duke përfshirë të gjithë torturuesit e njohur të burgut.

Në valën e parë, një numër i madh rojash anti-rebelim të armatosur plotësisht hynë dhe nisën të sulmonin të burgosurit. Më pas, forca të tjera sigurie sollën mjete të veçanta për hedhjen e gazit lotsjellës mbi të burgosurit.

Sigurisht, autoritetet e burgut ua kanë mohuar kujdesin mjekësor të burgosurve të sulmuar dhe po i lënë të vuajnë nga krahë e këmbë të thyera. Shtatë nga të burgosurit e lënduar janë transferuar madje në izolim me duar e këmbë të lidhura me zinxhir dhe nuk ka patur të dhëna të mëtejshme nga këta të burgosur.

Ata janë:

  • Taymur Naderizadeh
  • Hamzeh Darvish
  • Mariwan Karkuy
  • Towhid Ghoreishi
  • Namegh Daldal
  • Farhad Salimi
  • Jamal Ghaderi

Besohet se Ghoreishi dhe Darvish janë në gjendje kritike. Ekziston frika se Regjimi mund t’i vrasë këta të burgosur gjatë festimeve të 40-vjetorit të regjimit pasi vëmendja e medias do të jetë e përqendruar tjetërkund.

Regjimi iranian njihet dhe dënohet gjerësisht për regjistrin e gjatë të shkeljeve të të drejtave njerëzore, sidomos kundër minoriteteve fetare dhe etnike.

Dhe vërtet, kjo është një ankesë e rregullt nga organizata të ndryshme të të drejtave njerëzore dhe nga OKB.