Thursday, March 28, 2024

Shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Iran – Raporti vjetor 2016/17 i Amnesty International

Data e publikimit: 22 Shkurt 2017

Amnesty International publikoi raportin e saj vjetor për 2016 – 2017. Raporti, ‘Gjendja e të drejtave të njeriut në Botë’, jep një analizë më të plotë të gjendjes së të drejtave të njeriut në mbarë botën, duke mbuluar 159 vende.

Republika Islamike e Iranit:

Iran – 19 të ekzekutuar në një javë, duke përfshirë edhe të mitur. Irani  vendi i ekzekutimit dhe lapidimit të grave. Dhe Hassan Rohani një mashtrues dhe gënjështar i madh.

 Autoritetet iraniane shtypin rëndë  të drejtat e lirisë së shprehjes, shoqatave, tubimit paqësor dhe besimit fetar, duke arrestuar dhe burgosur kritikët paqësore dhe të tjerë pas gjykimeve mjaft të padrejta para gjykatave Revolucionare.

Tortura dhe keqtrajtime të tjera ndaj të burgosurve mbeten të zakonshme dhe të përhapura, dhe nuk ndëshkohen.

Fshikullimet, amputimet dhe dënime të tjera mizore vazhdojnë të aplikohen. Pjesëtarët e pakicave fetare dhe etnike ballafaqohen me diskriminim dhe përndjekje.

Gratë dhe vajzat përballen me dhunë dhe diskriminim të përhapur. Autoritetet përdorin gjerë dënimin me vdekje, duke kryer qindra ekzekutime, disa në publik. Të paktën dy të mitur janë ekzekutuar.