E enjte, 23 shkurt 2017
NCRI – Konferenca e Sigurisë në Mynih që përfundoi të dielën, 20 shkurt, u kthye në një skenë të dënimit të regjimin iranian për prishjen që krijon për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Delegacionet në konferencë kishin një dënim të përbashkët, kur flitej kundër regjimit iranian: regjimi iranian është sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit në botë, tha Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence dhe Ministri i Jashtëm saudi Adel al-Jubeir. Ky konsensus në vetvete bën të qartë se çfarë atmosfere armiqësore kundër regjimit iranian qe e pranishme në konferencë.
Gjithashtu Ministri i Jashtëm turk ‘Mevlut Chavushoghlu’ e trajtoi këtë çështje në një mënyrë tjetër duke theksuar ndërhyrjet e regjimit në Siri dhe Irak. “Regjimi iranian kërkon sektarizmin në rajon”, tha ai.