Friday, July 26, 2024

OKB miraton rezolutën 63 që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran

E mërkurë, 16 nëntor 2016

Maryam Rajavi: Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa seriozisht për t’i dhënë fund ekzekutimeve dhe të hetojë masakrën e vitit 1988.
NCRI – Komiteti i Tretë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratoi të martën, 15 nëntor 2016, rezolutën mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran me 85 vota në favor.

Rezoluta shpreh “shqetësim serioz për shifrën tepër të lartë të dhënies dhe ekzekutimit të dënimit me vdekje nga ana e (regjimit iranian) … duke përfshirë ekzekutime të kryera për krime që nuk kualifikohen si krimet më të rënda, në bazë të pohimeve të marra me forcë ose kundër të miturve dhe personave të cilët në kohën e kryerjes së krimit ishin nën moshën 18 vjeç … “
Po ashtu i bëri thirrje regjimit iranian “për të shfuqizuar, në ligj dhe në praktikë, ekzekutimet publike,” dhe i kërkoi regjimit që ” të sigurojë, në ligj dhe në praktikë, se askush nuk do t’i nënshtrohet torturës, as trajtimeve ose dënimeve mizore, çnjerëzore apo poshtëruese, të cilat mund të përfshijnë dhunën seksuale dhe dënimet që janë mjaft të tepruara krahasuar me natyrën e veprës penale … “
Rezoluta e OKB-së i bëri thirrje Teheranit “t’i japë fund zhdukjeve të detyruara” dhe ” kushteve të këqija të burgjeve, të eliminojë refuzimin e aksesit në trajtim e duhur mjekësor dhe rrezikun konsekuent të vdekjes me të cilin përballen të burgosurit.”
Më tej i kërkoi regjimit ” t’i jap fund kufizimeve të përhapura dhe serioze, në ligj dhe në praktikë, mbi të drejtën e lirisë së shprehjes, mendimit, shoqërimit dhe tubimit paqësor, si online dhe offline, duke përfshirë dhe duke i dhënë fund keqtrajtimit, kërcënimit dhe persekutimin të kundërshtarëve politikë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut, grave dhe aktivistëve të të drejtave të pakicave … “
Rezoluta e Komitetit të Tretë i bëri thirrje regjimit “të lirojë personat e arrestuar në mënyrë arbitrare për ushtrimin legjitim të këtyre të drejtave, të marrë në konsideratë për të shfuqizuar dënimet tepër të ashpra, duke përfshirë edhe dënimin me vdekje dhe ekzilin e brendshëm afatgjatë, për ushtrimin e lirive të tilla themelore” dhe ” të eliminojë , në ligj dhe në praktikë, të gjitha format e diskriminimit dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut ndaj grave dhe vajzave “, si edhe ndaj” personave që u përkasin minoriteteve etnike, gjuhësore apo të tjera. “
Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, Maryam Rajavi përshëndeti miratimin e rezolutës së Komitetit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Iran. Ajo tha: “Ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtare t’i japë fund shkeljeve barbare dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht ekzekutimeve masive, dhe të ndërmarrë masa praktike dhe efektive. Mosveprimi përballë një regjim që ka 120,000 ekzekutime politike në historikun e tij –përfshirë masakrën e 30.000 të burgosurve politikë në 1988– është një shkelje flagrante e vlerave dhe parimeve mbi të cilat është themeluar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Kjo është rezoluta e 63-të e OKB-së që kritikon abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran. Pavarësisht përpjekjeve dhe planeve të regjimit klerikal për të parandaluar miratimin e saj, rezoluta ka marrë më shumë vota në favor në krahasim me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të vitit të kaluar, me nëntë vende të tjera që votuan në favor të tij.
Duke iu referuar thirrjes së Rezolutës së Komitetit të tretë drejtuar regjimit iranian “për të nisur një proces gjithëpërfshirës llogaridhënie në përgjigje të të gjitha rasteve të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë ato që lidhen me gjyqësinë dhe agjencitë e sigurimit iranian, dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit për shkelje të tilla,” Zonja Rajavi tha: “Duke qenë se liderët e regjimit iranian, zyrtarë të nivelit të lartë dhe zyrtarët në detyrë të gjyqësorit janë organizatorët kryesorë dhe autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran, Kombet e Bashkuara duhet të nisin një komision të pavarur hetimor për të hetuar krimet anti-njerëzore të regjimit dhe të sjellë para drejtësisë ata që urdhëruan dhe kryen krime të tilla, veçanërisht në rastin e masakrës të vitit 1988 e cila është një shembull i qartë i krimit kundër njerëzimit”.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
15 nëntor 2016